Divorc pas 18 vitesh, moderatori italian Pipo Baudo flet për marrëdhënien me ish-gruan, këngëtaren lirike Katia Riçareli

Postuar në 28 Janar, 2015 11:13

Disa vite pas mungesës në televizion, Pipo Baudo bëhet i gjallë përmes një interviste të gjatë për të përjavshmen “Di Più” duke lëshuar dhe komente personale mbi divorcin e këngëtaren lirike Katia Riçareli pas një martese që zgjati 18 vjet. Ndarja e tyre nuk ka qenë fort e qetë, përfshirë deklaratën se zgjodhën të ndjekin këtë rrugë, duke e menduar shumë herë e duke e mbajtur përbrenda të gjithë vuajtjen që derivonte nga dështimi i një marrëdhënieje të mbijetuar me detyrim. Por është Pipo ai që pas shumë vitesh, rishfaqet e flet për këtë episod, që prej kohësh dukej që ka qenë me probleme: “Mua gjumi kurrë nuk më ka munguar për shkak të divorcit. Dashuria kish mbaruar me kohë. Sigurisht që më vjen keq për fëmijët, por ajo që efektivisht më streson gjatë gjumit janë ndërlikimet ekonomike, mijëra dokumente në gjykatë, xhepa më të lehtësuar, jo shumë nga partnerja se sa nga avokatët. Nëse më duhet të jem i sinqertë, e vetmja herë që nuk kam fjetur qetë ka qenë takimi i parë me avokatin për divorcin nga Katia Riçareli. Nuk e dija ende se sa do të ishte tarifa”. 12.000 Euro është shifra që Pipo i ka konfirmuar ish-bashkëshortes, publikuar nga mediat italiane.

l.v

 

http://www.liberoquotidiano.it/news/sfoglio/11748436/Pippo-Baudo---Non-dormivo.html

*Titull i ndryshuar

Comments

Submitted by Genti (not verified) on

<p>Baudo dhe Ricciarelli jane divorcuar prej me teper se 10 vitesh, ndersa nga titulli&nbsp;i shkrimit tuaj duket sikur martesa sapo ka deshtuar.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.