Kritikat e Ben Blushit në adresë të Albin Kurtit, përgjigjet Jakup Krasniqi: “Integriteti është aty ku shkalla e rrezikshmërisë është e madhe”

Postuar në 28 Janar, 2015 10:56

Sot Ben Blushi shkruante një opinon me titull: “Ça ke Albin?”, ku bënte kritika për qëdrimet e kreut të Vetëvendosjes, që e quante produkt të leximit të librave dhe të paavtë për llogari; kritika edhe për protestën e fundit, të cilën deputeti socialist e ka parë si përpjekje për të marrë pushtetin me forcë. Ose që mund të interpretohet si e këtillë. Dhe ka ardhur një përgjigje nga Jakup Krasniqi që hedh poshtë ato që thotë Blushi. “Librat me kanë dërguar që t’i kaloj më shumë se dhjetë vite burg në burgjet jugosllave. Librat ma kanë dhënë guximin që t’u jap zë pushkëve të lirisë edhe pse rreziku ishte i madh dhe ndoshta vazhdon të jetë. Thuhet nga një autor amerikan, po e parafrazoj: Integriteti është aty ku shkalla e rrezikshmërisë është e madhe. Unë, vazhdoj të mendoj, se leximi i librave e ka fisnikëruar njeriun...”, shkruan Krasniqi. Blushi thotë se me protestën e djeshme “Albini u bë njësoj si të tjerët”, duke vrarë besimin për një Albin ndryshe. Mirëpo një ndryshim do nënvizuar për hir të së vërtetës: Vetëvendosje është e vetmja energji proteste në botën shqiptare, që nuk ndalon vetëm te kritika, apo Mendimi ndryshe. Pse po dëshmohet se politika në Shqipëri nuk ka shumë respekt, as frikë nga fjala. Dhe përvoja për këtë ka boll. Përpos kësaj nuk ka një shpjegim se përse kur protestohet dhunshëm në Europë flitet për standarde, kurse kur protestohet në hapësirën shqiptare flitet për rreziqe, destabilizim, apo skenarë të përpunuar në Beograd!
s.z

Comments

Submitted by Le@ (not verified) on

<p>Pergjigje e shkelqyer! Benushit te perkedhelur pe Koçe i ka hipur mendja siper flokeve, siç duket asnjeri s&#39;i ka thene deri me sot qe ka SHKRIMTARE e shkrimtare dhe Benushi i perket kategorise se fundit...!</p>

Submitted by Atomisti (not verified) on

<p>Keta Blushajt jane trashgimtare te PPSH,kane qene dhe jane te perkeledhur nga PPSH-ja dhe PS-ja.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.