Taksat e karburantit, më të lehtat për t’u vjelë

Kur dikush në Shqipëri mbush serbatorin e makinës së tij me naftë Diesel në një pikë karburanti me çmim mesatar, paguan sot rreth 160 lekë për litër. Ndërsa në Mal të Zi, për një litër, do të paguante të barazvlefshmin e 140 lekëshit.
Vlen të bëhet krahasimi me Malin e Zi, jo thjesht pse është vend fqinj, ku hyjnë e dalin shpesh shqiptarët, por sepse kemi me këtë vend porte të ngjashme detare afër njëri-tjetrit, të ardhura mesatare për frymë të ngjashme dhe kulturë të ngjashme biznesi.
Dhe megjithë këto ngjashmëri, vetëm një kalim i vogël kufiri bën një diferencë të madhe në çmim – plot 20 lekë për litër. E pse ndodh kështu? Përgjigjen na e jep një analizë e strukturës së çmimeve të karburantit në vende të ndryshme, bërë nga globalpetrolprices.com – taksat e karburantit në Shqipëri janë pikërisht 20 lekë/litër më të larta se në Mal të Zi.
Pra, të keqen e paskemi nga shteti ynë, i cili merr 20 lekë më shumë se shteti malazez për çdo litër naftë Diesel që futet në sebator. Historia e çmimit të lartë të karburantit në Shqipëri mbaron këtu dhe ky shkrim mbyllet me kaq, apo jo?
Jo kaq shpejt...
Shteti malazez fut në thesarin e tij plot 37% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) që realizohet nga shtetasit e vet gjatë një viti. Këto të ardhura të shtetit malazez vilen nëpërmjet taksave të karburantit, si edhe nëpërmjet takses se qarkullimit (e cila mblidhet per njesi motorrike e jo per liter karburant si tek ne) dhe shumë taksave e dividendeve të tjera që ai mbledh nga shtetasit e bizneset që operojnë atje.
Nga ana tjetër, shteti shqiptar fut në thesarin e tij vetëm 26% të PBB-së që realizohet nga shtetasit e vet gjatë një viti – plot 11 pikë më pak sesa shteti malazez. Ndryshe, mund të llogaritet se shteti shqiptar mbledh mesatarisht në vit nga shtetasit e vet 125 mijë lekë për frymë, ndërsa shteti malazez mbledh 260 mijë lekë për frymë. Pra, ne kontribuojmë per shtetin sa gjysma e malazezëve.
Kjo, ndërkohë që me të ardhurat që mbledh shteti shqiptar në një vit, duhen plot 2.7 vjet që të shlyet borxhi publik (duke presupozuar se çdo lek që mbildhet nga Thesari do të shkonte për borxhin e jo për rroga, pensione, investime etj.) Në një analizë analoge, shtetit malazez i duhet vetëm 1.4 vjet për të shlyer borxhin publik me të ardhurat vjetore.
Pra, shteti shqiptar u merr shtetasve shumë më pak para per fryme se ai malazez, dhe falë edhe këtij niveli të ulët të barrës tatimore për shtetasit e vet, ka një aftësi shlyerse të borxhit 48% më të vogël se ai malazez. Kuptohet që në qoftë se shteti shqiptar do të fuste në thesarin e tij 37% të PBB-së (si ai malazez), do të rritej ndjeshëm aftësia për ta pakësuar malin e borxhit publik të krijuar ndër vite. Por asnjë qeveri nuk do të guxonte ta rriste në mënyrë kaq dramatike vjeljen e PBB-së së krijuar nga shqiptarët, sepse të nesërmen do të rrëzohej nga revoltat e tyre...
Qeveritë shqiptare, të ndodhura nën presionin e borxhit publik të krijuar nga qeveritë paraardhëse dhe nga nevoja për të përballuar shpenzimet buxhetore në rritje, janë munduar çdo vit të gjejnë burime të reja për rritje graduale të ardhurash. Dhe rruga më e lehtë për to ka qenë rritja e taksave të karburantit – karburanti futet në port me anije çisterna dhe nuk është kollaj të kalojë kontrabandë, siç mund të kalojnë kamionë e furgona me mallra turke e greke. Nga ana tjetër, mbledhja e të ardhurave të tjera kërkon një stërmundim shumë të madh nga adminitrata fiskale.
Kështu, kemi mbërritur në pikën ku shqiptarët kontribuojnë shumë më pak se malazezët për funksionimin e shtetit të tyre (26% te PBB-së vs. 37% te PBB-së), por kontributin e kanalizojnë kryesisht nëpërmjet blerjes së karburantit – në Shqipëri, rreth 40% e të gjithë të ardhurave buxhetore realizohen nëpërmjet taksave të ndryshme të karburantit (akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit, TVSH), ndërsa në Mal të Zi vetëm 9%.
Me pak fjalë, historia e krahasimit të çmimeve të karburantit mes Shqipërisë dhe Malit të Zi nuk paska qenë dhe aq e thjeshtë...
Comments
Zoti Zaloshnja kur ti ben

Zoti Zaloshnja kur ti ben krahasimet me mbledhjen e taksave ne Mal te Zi dhe thua qe ne shqiperi barra fiskale per individ eshte 26 % ????

Me nje llogjike te thjeshte une paguaj minimalisht 40%. Mesatarisht shteti mban 20% nga Rroga, ato qe ngelen nga rroga dhe konsumohen shteti mban edhe 20 % te tjera ne forme TVSH-je pa futur akcizat, dhe vetem nafta e rrit me 10% me shume ne 2 vitet e fundit, ose 2-3% barre tek shpenzimet e qytetareve me shume. Tani nuk e di se nga e nxjerr kete 26 % sepse i bie qe une paguaj 40% dhe nje tjeter nuk paguan fare. Epo sjam une problemi sepse naften e blejme njesoj, pse duhet une te paguaj taksat e atij qe vjedh. Kjo eshte si taksa e sheshte e Saliut qe nuk mblidhte dot taksat dhe ja futi 10% gjithe andej.

me shume se trecereku i

me shume se trecereku i shqiptareve nuk paguajne fare tatim mbi te ardhurat sepse ose e kane rrogen/pensionin nen 300 mije leke te vjetra, ose nuk kane te ardhura te tatueshme

Termi te ardhura te

Termi te ardhura te patatueshme eshte pa kuptim. Nqs une paguaj 40 % te ardhurave te mia ne forme taksash, pse nuk duhet qe keta te tjeret te mos i paguajne 40 % e tyre. Matematika e thjeshte eshte qe shteti eshte i paafte ti mbledhe taksat aty ku duhet (pershembull qerate, puna ne te zeze, evazioni fiskal me dy bilance, etj) dhe ja rras pjeses qe paguan. Po keshtu ishte edhe Sala edhe mire e kishim, cna duhet ky apo eshte me i bukur, pika ketij gjatovines.

o shqiptar, a jeton ne

o shqiptar, a jeton ne shqiperi ti, apo jeton ne amerike? gjysma e popullsise jeton me nje lope e me nje dele dhe me ndonje euro qe dergojne familjaret nga emigracioni. cfare t'i tatosh atyre, t'i marresh shpirtin? po qindramije punetoreve e pensionisteve qe marrin me pak se 300 mije leke ne muaj, cfare t'i tatosh, t'i marresh shpirtin? une s'i di shifrat tamam por besoj se 80% e popullsise eshte automatikisht e perjashtuar nga tatimi mbi te ardhurat. jo se s'do te paguaj, por se s'ka te paguaj...

Si perfundim Zaloshnja,

Si perfundim Zaloshnja, karburanti eshte me lire ketu apo ne Mal te Zi, kete nuk na e tregove. E nise me karburantin, e i holle pak qull taksimi per fryme e prodhim te brendshem bruto e pak hirre borxhi publik, e ne fund e sheqerose me pak lajkatim qeveritar, e tash po na fton ta shijojme e ta pelqejme kete qe ke gatuar. Nuk hahet o Zaloshnja, per nder nuk ka burre nene ta haje kete, me gjithe vullnetin e mire..

Ore zoteri, qe kur u shpall

Ore zoteri, qe kur u shpall objektiv i Rilindjes rritja e % se GDP-se qe kontribuojme per shtetin? Zoteria qe u be km tha se nuk kishte nevoje per taksa shtese, edhe shendetesine falas do e nxirrte nga fitimet e munguar te naftes virxhin. Nga na doli ky objektivi qe duhet te rrisim perqindjen e taksimit?

p.s Po edhe me Malin e Zi krahasimi eshte i cale sepse cilesia e naftes tone eshte me e ulta ne rajon, pra ne perdorim nafte skarco qe duhej te shitej shume me lire. E dyta,krahu i punes ne Mal te Zi gjithsesi po fillon te shtrenjtohet, pra rrogat e punetorve ne sektorin e naftes ashtu si dhe ne vende te tjera te zhvilluara rrisin koston e saj. Po ti shohesh keto te dyja te del se ne fakt cmimi i naftes ne Shqiperi eshte shume me i larte. Dhe po flasim ne krahasim me Malin e Zi, nje tjeter shtet ku nje si Gjukanovic kontrollon gjithe ekonomine.

Add new comment