Testimet në mjekësi u tha se janë përvojë amerikane. Një kritikë që sjell dy shifra: në SHBA për vitin 2014 u shpenzuan 6500$\frymë. Në Shqipëri 250$\frymë

Postuar në 19 Janar, 2015 06:33

Gazment Koduzi, doktor i Shkencave Mjekësore, shkruan sot në gazetën “Panorama” për testimet që pritet të zhvillohen me personelin mjekësor. Koduzi e nis shkrimin me argumentin e z. Ministër, qe e sheh testimin si imitim pozitiv të përvojës amerikane. Që këtej, doktori thotë se kjo mani për të imituar në mënyrë shabllone, kujton këngën “Tu vuo fa l’americano”, por duke “harruar” se SHBA-të harxhuan vetëm në vitin 2014 80.1 bilionë dollarë, ose 6500$/frymë, kurse Shqipëria vetëm 250. Po kështu Amerika që merret shembull, u siguron mjekëve kushte për edukim dhe trajnim të vazhdueshëm, ose paga të cilat lejojnë që vetë mjeku të paguajë trajnimin e vet. Rrjedhimisht kjo e Amerikës është fasada e radhës. Përtej kësaj ambicjeje, është edhe aspekti ligjor. Koduzi referon se për profesionin e mjekut dhe të infermierit ka një bazë ligjore të rregulluar që në vitin 2009. Kështu që është e pasqaruar sesi do të përligjet testimi, i cili ka të keqen politike se do të shitet si reformë në burimet njerëzore dhe në shërbimin mjekësor. Pyetja që shtrohet është: a i merr parasysh ministri këto vërejtje? Ditë më parë ishte edhe presidenti i Urdhrit të Mjekut që doli kundër testimit, mirëpo me gjasë duket se kjo është protestë që pa efekt, përderisa testimet janë vendime politike të kësaj qeverie.
http://www.panorama.com.al/2015/01/19/a-behen-reformat-shend...
s.z

Comments

Submitted by Astrit (not verified) on

<p>Shkrim i dobt, sa me te drejte (keto provime mund te behen mjet i qeverise per te hequr kedo nga puna kot) dhe sa pa te drejte (kush ka deshire ti futet provimit si nxenes shkolle per te mbajtur vendin e punes?), mjekve ju jane futur dridhmat dhe po ngrihen ne mase kunder reformes se propozuar. Qe ne fakt eshte nje reforme e kote, krejt anakronike dhe qe nuk shkon fare ne drejtimin e duhur per permiresimin e problemeve madhore te shendetesise ne Shqiperi. Por jo per faktet qe permend autori apo ndonjehere edhe mjeke e tjere...</p>

Submitted by genis (not verified) on

<p>Nga permbledhja e shkrimit nuk kuptohet se kush i shpenon 6500 USD per frym &nbsp;per shendetsin, shteti apo qytetaret?!!</p><p>Mjeksi quhen dhe nerhyrjet estetike.Kjo shifer eshte per mjekimin e amerikanve apo per bukurimin.Se qe te shpenohen kaq shum i bie qe te jet preokupante gjendja e tyre shendetsore.Nga emigrantet kam degju qe vin i regullojn dhe dhembet ketu se nuk i perballon dot atje!</p><p>Kam degjuar qe kur jan pa sigurim shendetsor ikin per dhjam qeni dhe atje.Dhe e kam degjuar nga persona te besueshem.Thon se fitojn ndonje lek se nuk paguajn sigurimet dhe ishalla nuk semuren se parat e kursyera nuk do ju mjaftonin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.