PD ndryshon strategji. Protestat e radhës do të kenë si synim rrëzimin e qeverisë para zgjedhjeve lokale.

Raundi i dytë i protestave që pritet të nisin së shpejti nga opozita, kësaj radhe do të kenë si synim rrëzimin e qeverisë para zgjedhjeve lokale dhe jo thjesht t’i kujtojnë Edi Ramës premtimet e pambajtura të 23 qershorit. Ka qenë sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani që ka shpallur moton e re të opozitën në një takim për 24-vjetorin e themelimit të degës së kësaj partie në Vlorë.
Ja një pjesë nga fjala e Ristanit në Vlorë:
“Modeli i krimit është modeli që po ngrihet. Dy ditë më parë ata arritën të kërcënojnë edhe kryetarin e Partisë Demokratike, jo se na u bë vonë nga kërcënimet, por është e tmerrshme ajo që po ndodh dhe mënyra si po menaxhohet pushteti. Jemi në situatë absolutisht krize ekonomike, vendi po shkon poshtë, taksat po rriten, çmimet do rriten, papunësia ekziston dhe në këto kushte është detyra jonë të dalim në ballë të protestës popullore dhe aboslutisht ta rrëzojmë këtë qeveri dhe ta biem Partinë Demokratike në pushtet, jo për interesa personale, por për të mirën e këtij vendi”.
l.m
Comments
Provojeni! Po me pare duhet
<p>Provojeni! Po me pare duhet kontrolluar gjendja e Ristanit se mbase e tha pas nja dy dopiosh...</p>
Te besh te tilla deklarata ne
<p>Te besh te tilla deklarata ne VLORE,ose je budalla ose tape...ky i ka te dyja.</p>
Add new comment