Gilman Bakalli: “Islami si botëkuptim s’ka vend në Europë”. Po në Shqipërinë “europiane me shumicë myslimane”?

Postuar në 09 Janar, 2015 05:22

Ngjarjet e Parisit kanë nxitur reagime anembanë Europës. Jemi në momentet e nxehta pas saj dhe është më lehtë i kapshëm rreshtimi, perceptimi për një ndarje civilizimesh etj., çka po vihet re edhe në periferinë e Europës, në Shqipëri. Një tezë që do të duhej të peshohej mirë para se të hidhej në qarkullim, është edhe ajo e Gilman Bakallit, sot te “Mapo”, sipas të cilit “Islami si botëkuptimnuk ka vend në Europë”. “Islami si botëkuptim nuk ka vend në këtë Europë, sepse ai nuk dëshiron t’i shohë fenë, kulturën, shoqërinë dhe politikën si të ndara nga njëra-tjetra, por kërkon me forcë unitetin e tyre. Me gjithë tolerancën kundrejt besimeve fetare, civilizimi europian nuk mund ta pranojë superioritetin e besimit ndaj filozofisë, shkencës dhe artit. Prandaj Islami si botëkuptim nuk mund të jetë pjesë e kësaj Europe, sepse në thelb s’ka arritur ta ndajë politikën nga feja”, shkruan Bakalli. Çfarë do të ishte Europa e dyerve të mbyllura atëherë? Europa e kordoneve sanitare dhe e ekskluzivitetit kristian? Çështja do duhet të hapë një debat të shëndetshëm pasi na prek drejtpërdrejt ne si shqiptarë, që po të përdorim një shprehje në modë dhe të artikuluar deri në nivelet më të larta të përfaqësimit, jemi një vend “europian, me shumicë myslimane”. Përndryshe nuk ka pse tensionit të heshtur që vijon prej vitesh, t’i shtojmë artifice të problemeve që vijnë nga jashtë. Elita, ajo perëndimore(!) shqiptare, do të ishte mirë të ndërtonte njëherë Europën këtu në Shqipëri.
s.z

Comments

Submitted by Ano (not verified) on

<p>Shqiperia, ndryshe nga vendet islame, ka ligj civil, kushtetute dhe cdo norme tjeter shoqerore te ndare nga feja. Edhe arabet vete kur flasin per shqiperine (se ne shkolla mesojne qe Shqiperia, Bosnja, Maqedonia dhe Kosova) jane vendet &quot;e tyre&quot; ne Europe, habiten kur mesojne pastaj qe ne Shqiperi lejohet martesa midis dy besimtaresh te feve te ndryshme, qe s&#39;eshte e premtja, por e diela pushim, qe per Ramazan, Bajram shumica e restoranteve dhe dyqaneve qendrojne hapur, frekuentohen dhe shesin me se shumti produkte te mishit te derrit etj. Ne kete aspekt Shqiperia eshte vend &quot;europian&quot;, pasi dhe vete sipas konceptit te nje muslimani joshqiptar (s&#39;po e marrim konceptin e europianit per Islamin, se quhet Islamofobi pastaj), Shqiperia nuk rezulton vend edhe aq musliman sa here here ndokush perpiqet ta shese. Shqiperia le te themi, eshte nje rast i vecante ku feja nuk ka luajtur rol kryesor ne themelimin e shtetit, kultures dhe vete shoqerise, ndaj kemi &quot;tolerance&quot;. Te pakten keshtu ka qene deri tani, me rekrutimet e njerezve per Siri dhe investimet e pafundme te vendeve islame ne vend, pas ca kohesh, mbase do te jete ndryshe. Dhe ka per te qene fatkeqesi, gjithsesi, nderkohe media le te perpiqet te fuse kot Shqiperine ne rrathet e Islamit, s&#39;kam qe kunder sidoqofte, por thjesht nuk eshte vendndodhja e vertete e vendit tone atje.</p>

Submitted by klodiAN (not verified) on

<p>Nuk besoj se eshte faji i islamin, por i islamizmit si koncept politik. Besimi eshte proces individual nuk eshte levizje masive. Nuk eshte as sindikate dhe as parti politike. Kur nj grup mer persiper ta kthej besimin ne parti politike at&#39;here kthehet ne problem. Per mua s&#39;duhet te kete parti demokristiane apo myslimane ne nje shtet laik.</p>

Submitted by Anonimuz (not verified) on

<p>Babai i Gilmanit ka qene besimtar i mire musliman. Edhe emrin Gilmanit ia vura arab sipas engjejve te Kuranit. Por ja qe Henri Cili doli me i forte sesa baba i Gilmanit. Sikur baba i Gilmanit te ishte gjalle sot, te birin do e kishte bere lanet per keto marrezira qe ka thene.</p>

Submitted by Vdekshinislamofobet (not verified) on

<p>O Zot sa nivel i ulet shkrimi ..sa patetik dhe qesharak ..e ka ulur veten shume, me mire mos ta kish publikuar ..</p>

Submitted by Orientalist (not verified) on

Gilmani me kujton Ardian klosin i cili po perkthente librin e selman rushdise per kuranin, por papritmas u cmend dhe vari veten. Megjithese diaa mendojne se ardianin u cmend se. Cmitizoje skenderbeun me shmitin dhe opus dei e cmitizuan ardianin me varje (konspiracion). A thua valle bakallin ta kene helmuar ne arsenik opus dei si napalonin?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.