Kadare: Jemi komb europian, shqiptarët nuk kanë lidhje me terrorizmin

Postuar në 08 Janar, 2015 12:28

Në kulmin e debatit mbi kërcënimin e Europës nga terrorizmi, nisur edhe nga sulmet e fundit në Francë, shkrimtari i njohur Ismail Kadare, i cili  ka vite që ndan jetën e tij mes Parisit e Tiranës shprehet se shqiptarët nuk kanë asnjë lidhje me terrorizmin. Në një koment  për Express në Kosovë , Kadare thotë  se populli shqiptar s’duhet të vuajë më nga komplekset e identitetit të dyfishtë dhe as të ndihet përgjegjës për veprimet e të tjerëve.

“Është një komb i vetëdijshëm, është një komb me identiteti europian, ka lindur në kontinentin europian, midis qytetërimit europian. Është në gjuhë, kulturë, mentalitet e kujtime kombëtare europian. Kombi shqiptar s’ka pse të vuajë nga komplekset e identitetit të dyfishtë.  Kombi shqiptar duhet të bindet se është europian dhe s'ka të bëjë me këto. Është europian, ka rrënjë europiane, ka histori europiane, ka kulturë europiane, ka kujtesë europiane, ka gjuhë europiane. Kjo është. Asgjë tjetër”-, shprehet Kadare.

 

http://www.gazetaexpress.com/intervista/ismail-kadare-flet-e...

 

l.m

Comments

Submitted by Anonimuz (not verified) on

<p>Po Kadareja kur i sherbente regjimit terrorist te Enver Hoxhes, cfare ishte atehere?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.