Mikis Teodorakis, mbështetje për një qeveri të majtë që nuk do ta dorëzojë Greqinë te të huajt

Kompozitori i njohur grek. Mikis Teodorakis është për një qeveri të Radikalëve të Majtë që do të jetë krejtësisht e pavarur nga programet e mbështetjes financiare dhe memorandumet e masave shtrënguese që kreditorët dhe partnerët ndërkombëtarë kërkojnë t’i imponojnë Greqisë. Ky është dhe kushti për të mbështetur partinë Syriza të udhëhequr nga Aleksis Tsipras në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen në Greqi fund të janarit.
"Jam kundër memorandumeve. Që do të thotë se nuk pranoj të shkoj të votoj me objektivin për të zgjedhur menaxherin më të mirë të programeve që vendosin memorandumet. Ndaj dhe Syriza-n do ta mbështes vetëm me një kusht. Të premtojë që tani se e para gjë që do të sjellë në parlament do të jetë një ligj për çlirimin nga çdo memorandum. E kam të pamundur të pranoj një parti të së majtës që të qeverisë duke dorëzuar te të huajt Pavarësinë Kombëtare të vendit tim",-mësohet të ketë deklaruar Teodorakis.
Mikis Teodorakis është i njohur për mbështetjen e tij ndaj së majtës. Ai është autor i mbi 1 mijë këngëve dhe gjatë periudhës së juntës ushtarake u kthye në frymëzim për mijëra të rinj që u ngritën kundër regjimit të gjeneralëve në vitin 1974.
http://www.thetoc.gr/politiki/article/mikis-theodwrakis-stir...
l.m
Comments
Po pse mer, ala' gjalle qeka
<p>Po pse mer, ala' gjalle qeka ky?</p>
Ka fillu te bohet si Dritor
<p>Ka fillu te bohet si Dritor Agolli...</p>
Add new comment