Ja si e komenton shtypi grek vizitën e Renzit në Tiranë. Na kujtoi vitet 30', u shfaq si "kujdestar" dhe "mbrojtës" i Shqipërisë

Postuar në 31 Dhjetor, 2014 03:18

Vizita e kryeministrit italian në Tiranë, Matteo Renzi është komentuar gjerësisht edhe nga shtypi grek që nuk i ka kursyer komentet dhe etiketimet për këtë vizitë. Gazeta on-line “E-typos” teksa i referohet fjalës së kryeministrit italian në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama heq një paralele të marrëdhënieve të “kujdestarisë” që Italia tregoi për Shqipërinë në vitet 30’, ndërsa nuk i kursen kritikat edhe për kryeministrin shqiptar.  Gazeta shkruan se Renzi u vetquajt "sponsor" dhe shef i integrimit europian të Shqipërisë në konferencën e përbashkët me homologun Edi Rama, duke mos e fshehur nxitimin për përshpejtimin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE me argumentin se Ballkani është një pjesë integrale e Europës. Ndërsa sa i takon kryeministrit Rama gazeta komenton se qëndrimet e tij jomiqësore kundrejt Greqisë tashmë dihen, duke sjellë si shembull anullimin e marrëveshjes detare dhe lojën që sipas saj Rama po bën në interes të Turqisë. Kryeministri shqiptar etiketohet edhe si nxitës i nacionalizimit, ndërsa thuhet se po bën lojëra të rrezikshme me çështjen e çamëve.

 

http://www.e-typos.com/gr/bloggers/%CE%93%CE%99%CE%91%CE%9D%...

 

l.m

Comments

Submitted by TR (not verified) on

<p>Tani cdo brockulle qe shkruan ndonje gazete greke na e sillni ketu tani ncnncnc !!</p>

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>&nbsp;Pervec qe komenti nuk perktheu dhe gjera te tjera te rendesishme sic ishte vendimi i Italise qe te hiqet taksa mbi mallrat qe eksportohen nga shqiperia ne Itali (vendosur qe ne 1954) qe e ka vetem&nbsp; ndaj Iranit dhe ndonje shteti tjeter, artikull-perkthyesi gabimisht nje nga disa qindra blogje ne greqi e quan &quot;shtypi grek&quot; , gje aspak e vertete. Shtypi grek i perfaqesuar nga gazeta te njohura thuajse nuk e ka pasyruar kete ngjarje.&nbsp; Selektiviteti i komenteve&nbsp; nuk ndihmon per te njohur opinionin grek lidhur Shqiperine, por ndihmon ne kultivimin e nje ere te vazhdueshme antigreke</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.