Këshilltari i Presidentit të Republikës: T’i jepet fund periudhës së Janullatosit në KOASH, apo modeleve të ngjashme që mund të pasojnë

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 05:03

Këshilltari i Presidentit të Republikës, botuesi Ndriçim Kulla, shkruan sot në gazetën “Mapo” për traditën e autoqefalisë së Kishës Ortodokse. Kulla hyn ndër ata njerëz publikë që shkruajnë për fenë nga pozitat e nacionalistit, duke lënë mënjanë këtu faktin tjetër se formalisht ai i përket një feje tjetër nga ajo për të cilën shkruan. Pasi bën një historik të shkurtër, me theks te veprimtaria e Visarion Xhuvanit dhe Kristofor Kis(s)it, këshilltari i Presidentit, që sipas reklamës kushtetuese thuhet se përfaqëson unitetin, përfundon me këtë mesazh: “Është në dobinë imperative të Shqipërisë që edhe kjo “aventurë” e autoqefalisë si periudhë afatgjatë e historisë së saj, të përfundojë me ndarjen njëherë e përgjithmonë nga epoka e “tranzicionit” mbi 20-vjeçar dhe të ngjashmëve me të që mund ta zëvendësojnë, të ecë në gjurmët e traditës e të përmbushet si dhe shumë herë të tjera me fitoren e shpirtit të kombit, çka do të thotë, me konsolidimin përfundimtar të traditës në zbatimin e përhershëm të formulës për klerin ortodoks shqiptar dhe me parimet kombëtare të udhëheqjes së tij”. Vetëm nga ky pasazh mund të kuptohen dy gjëra: që Kulla shkruan fjalimet e presidentit dhe së dyti, që për KOASH, pra pasuesin e Janullatosit, do të ketë ndërhyrje nga shteti. Pra që nuk do të pranohet asnjë pasues që nuk kuptohet si “përcjellës i shpirtit të kombit”.
http://www.mapo.al/2014/12/tradita-jone-e-krishtere-dhe-sfid...
s.z

Comments

Submitted by Anonima (not verified) on

<p>me ne fund doli nje shqiptar i pakapur nga lobi grek .uroj te shtohen</p>

Submitted by Petro Luarasi (not verified) on

<p style="box-sizing: border-box; margin-bottom: 25px; padding: 0px; border: 0px; outline: 0px; font-stretch: inherit; line-height: inherit; vertical-align: baseline; font-family: 'Helvetica Neue', Arial; font-size: 14px; color: rgb(71, 71, 71);">Po shkruaj me identitet të plotë, jam shqiptar i besimit ortodoks, i nipi i Petro Nini Luarasit, martirit të gjuhës shqipe dhe flamurtar për themelimin e kishës ortodokse shqiptare të pavarur nga diktati i klerit shovinist grek. Ai ka qenë krah për krah Fan Nolit në krijimin e konsolidimin e kishës ortodokse shqiptare në SHBA. Në kongresin e Dytë të Manastirit ka qenë përfaqësuesi i Lidhjes Ortodokse dhe i fshatrave Negovan e Ballkamen, u zgjodh sekretar dhe mbajti një fjalim të rëndësishëm për hallin e madh të ortodoksisë shqiptare në luftë të papajtueshme me qarqet klerikale shoviniste greke. Kur u helmua prej tyre, veprimtarinë e vazhdoi i biri i tij më i madh Dhimitri Petro Nini-Luarasi i cili së bashku me Sofron S.Borovën, qe delegat i Kolonjës, në kongresin e parë të Kishës Orhodhokse Kombëtare të Shqipërisë, që i zhvilloi punimet në Berat në shtator 1922, u zgjodh sekretar dhe nënshkroi statutin themeltar të KOASH.<br style="box-sizing: border-box;" />Po paraqesim emrat e delegateve, Kongresi i Pare i KOASH, Berat 10/19 Shtator 1922 ( Korçë Shtyp. &amp; Libraria Dhori Koti Korçë 1923)<br style="box-sizing: border-box;" />Delegatët<br style="box-sizing: border-box;" />Korça / Ikonom P. Josif, At Vasil Marko<br style="box-sizing: border-box;" />Pogradeci / Dh. Haviari, Thanas P. Kerxhalli<br style="box-sizing: border-box;" />Bilishti / At. Jorgj, Anastas Çekrezi Kolonja / Oshenar Sofron S.Borova, Dhimitri Petro Nini Luarasi<br style="box-sizing: border-box;" />Leskoviku / At Vangjel Çamçe, Thoma K. Prifti<br style="box-sizing: border-box;" />Përmeti / Dr. Stathi Koni V. Zoto<br style="box-sizing: border-box;" />Berati / P. Kona Dh. Tutulani Vlora / Jan S. Shkrami, Tol S. Arapi<br style="box-sizing: border-box;" />Fieri / Lon Xoxe, Dh. Killica<br style="box-sizing: border-box;" />Lushnja / Llazar Boza, Tun. Gjergji<br style="box-sizing: border-box;" />Durrësi / Arhi V. Xhuvani, G. Manushi<br style="box-sizing: border-box;" />Kavaja / Pal Xhumari A. Ikonom<br style="box-sizing: border-box;" />Tirana / Papa Simoni, Mark Hobdari<br style="box-sizing: border-box;" />Elbasani / Vasil Llapushi, Simon Shuteriqi<br style="box-sizing: border-box;" />Shpati / Taqi Buda, Dhi. Paparistja<br style="box-sizing: border-box;" />Dibra / Arhit K. Pajtali Për L.Nishku, K.Paftali<br style="box-sizing: border-box;" />Gjirokastra / Dr. Stathi Kondi<br style="box-sizing: border-box;" />Libohova / Spiro Kati<br style="box-sizing: border-box;" />Delvina / K. Thoma, S. Kondi<br style="box-sizing: border-box;" />Shkodra / Risto Gjyrbabi, Gjoko Nikoliq (Gjok Nikolla, babai i Migjenit)<br style="box-sizing: border-box;" />Kryetar / Ikonom P. Josifi<br style="box-sizing: border-box;" />Nën-Kryetar / Pal Xhumari<br style="box-sizing: border-box;" />Sekretarë / Dhimitri Petro NiniLuarasi, V. Elapushi<br style="box-sizing: border-box;" />Komisar / H. Theodhosi<br style="box-sizing: border-box;" />Përfaqësonjës i Prefekturës / Llazar Puli<br style="box-sizing: border-box;" />Korçë Shtyp. &amp; Libraria Dhori Koti Korçë 1923</p><p style="box-sizing: border-box; margin-bottom: 0px; padding: 0px; border: 0px; outline: 0px; font-stretch: inherit; line-height: inherit; vertical-align: baseline; font-family: 'Helvetica Neue', Arial; font-size: 14px; color: rgb(71, 71, 71);">Unë, familja Luarasi, farefisi dhe qindra të tjerë ortodoksë shqiptarë që njoh, nuk e duam një të huaj ne krye. Në një format më të gjerë, në të gjithë Shqipërinë, NUMeROHEN ME DHJETRA MIJRA ORTODOKSE SHQIPTARë QE NUK JANE PRONONCUAR SI ORTODOKSE Në CENSUS, VETEM QE TE DISTANCOHEN NGA KY REALITET KONJUKTURAL, QE TE MOS SHKELIN MBI IDEALET DHE GJAKUN E ORTODOKSISE SHQIPTARE.<br style="box-sizing: border-box;" />Besojme se ka ardhur koha per te vendosur drejtësinë për ortodoksët shqiptarë të nëpërkëmbur në të drejtën e tyre te shenjte dhe për këtë kërkojmë përkrahjen e shtetarëve tanë, të veprojnë e perkrahin si paraardhësit e tyre atdhetarë.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.