Ekonomia, shoqatat e biznesit thonë se “viti 2014, ishte i vështirë”. INSTAT flet për rigjallërim të ekonomisë dhe rritje të punësimit

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 09:57

Si ka qenë viti 2014 në aspektin ekonomik? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje në Shqipëri do të duhet të bazohesh te perceptimk, por edhe te konsumi vetjak. Kjo sepse statistikat nuk mund të merren seriozisht, sa kohë që kundërshtohen nga ata që janë subjekt i tyre. P.sh sot u përcollën për mediat dy konkluzione që lidhen me ekonominë, të dyja që nëse i bashkëlidh për të bërë një krahasim, kundërshtojnë njëri-tjetrin. Së pari ishte deklarimi i shoqatave të biznesit që “e konsiderojnë 2014-ën si një vit të vështirë ekonomik dhe kjo për shkak të taksave të reja që hynë në fuqi”( http://vizionplus.al/biznesi-2014-ta-vit-i-veshtire/). Ndërkohë INSTAT ka shifra të tjera, shumë optimiste, të tilla që duhet të na ngazëllejnë. Kreu i tij, Gjergj Filipi, thotë në një intervistë për “Vizion Plus” se ekonomia madje është rigjallëruar. “Xhiroja e bizneseve në Shqipëri në tremujorin e tretë të këtij viti ka shënuar rritjen më të lartë që prej vitit 2005. Të gjitha degët kanë shënuar rritje. Kontributin më të madh në zhvillimin e ekonomisë e ka dhënë turizmi, industria përpunuese dhe ndërtimi. Të gjitha këto të dhëna tregojnë se edhe rritja ekonomike në këtë periudhë pritet që të jetë pozitive. Një tjetër lajm pozitiv për ekonominë është se të gjithë këto biznese së bashku me shtimin e shitjeve kanë zgjeruar vendet e punës dhe kanë rritur pagat për punonjësit”, citon “VP” Gjergj Filipin. Ky zyrtarizim i optimizmit, na kujton edhe njëherë mbrëmjen “Bleta e artë 2014”, apo edhe faqen e parë të gazetës italiane “Il Giornale”, postuar në “Facebook” nga kryeministri, e ku thuhej se italianët po emigrojnë në Shqipëri se ka vetëm 15% taksa.
s.z

Comments

Submitted by Albi_I (not verified) on

<p>Gjergji nuk eshte cun i keq, edhe merr vesh nga statistikat megjithese mbase per drejtor INSTAT-i duhet te dinte edhe me shume.&nbsp;</p><p>Problemi eshte qe Gjergji eshte super i politizuar dhe i njeanshem, e prandaj del e flet budalliqe te tilla. Meqe po flisnim per transparence dhe permirsim te INSTAT-it.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.