Dashamirësia e socialistëve ndaj Berishës, Taulant Balla: “E pafalshme për mua, nëse do të digjej mandati i Berishës”

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 08:29

Nuk është vetëm Ilir Meta, kryetar i Kuvendit, që e ka shumë merak prezencën e Sali Berishës në seancat plenare. Sot është shfaqur edhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, shumë i përkujdesur për madatin e deputetit demokrat Sali Berisha. Ja çfarë tha ai në një prononcim për mediat pas seancës plenare ku mori pjesë edhe opozita e djathtë: “Për mua do të kishte qenë e pafalshme që të digjej mandati i Sali Berishës, megjithse do të kishim marrë një iniciativë të jashtëzakonshme ku të miratonim pension të veçantë për një pension të qetë”. Mirëpo, për aq sa mund të analizohet nga zhvillimet politike paszgjedhore, pension i qetë për ish-kryeministrin mund të mendohet se do të kishte vetëm nëse pozitat e kryetarit aktual të PD-së të jenë të sigurta. Dhe në këtë kuptim, nuk dihet nëse PS-ja ka mundësi ta garantojë këtë gjë.
s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Per Zotin keta politikanet shqiptare nga me i madhi ke me i vogli, jane te gjithe kadosha....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.