Polemika mes Vehbiut dhe Minella Aleksit, ndërhyn Kadare: “Jam në pritje të një sqarimi bindës publik”

Postuar në 24 Dhjetor, 2014 04:46

Ismail Kadare “ka ndërhyrë” sot personalisht në polemikën që po zhvillohet mes Ardian Vehbiut dhe Minella Aleksit. Ky i fundit në gazetën “Panorama” ka sjellë i pari lajmin se në revistën italiane “Lettere Internazionale”, është publikuar një fragment nga libri “Sende që nxirrte deti” me autor A. Vehbiun, e ku mes të tjerash riprodhohej në italisht një pasazh, ku Vehbiu i mvishte Kadaresë thënien se “refugjatët shqiptarë ishin jashtëqitja e kombit”. Vetë Vehbiu ka reaguar në blogun e tij “Peizazhe të Fjalës”, duke sqaruar se bëhet fjalë për ndërhyrje në tekstin e përkthyer (përndryshe korrekt) në fazën redaksionale. Studiuesi në fjalë ka sjellë në blogun e vet edhe një argument tjetër dhe ky është se në versionin origjinal të esesë së tij, atë shqip, që është botuar në librin e sipërcituar, çdo gjë është e qartë dhe se nuk ka patur asnjë reagim. Kjo sepse thënia vihet në kontekstin e një thashethemi që u përhap në atë kohë në Shqipëri, por kurrsesi si një deklaratë që besohet se Kadare e ka bërë. Dilema është se kush ka ndërhyrë në tekstin italisht të publikuar në revistën italiane, e cila pas ankesës së Vehbiut ka bërë sqarimin përkatës dhe ka riprodhuar tekstin e saktë. Po çfarë thotë Kadare? Mesazhi i tij është se sqarimi për këtë çështje duhet të jetë bindës dhe publik. “...studiuesi A. Vehbiu, nën emrin e të cilit u rishfaq ky monstruozitet, ka reaguar publikisht gjithashtu. Me vullnet të vet, ky studiues më është drejtuar për të sqaruar se teksti i botuar në emër të tij, përmban falsifikime të rënda. Bashkë me këtë pohim ka përsëritur premtimin për të sqaruar deri në fund atë që ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Për të shmangur një zhurmë të parakohshme publike, kam parapëlqyër konfidencialitetin në komunikim.
Ndërkaq, merret me mend se më tepër se kushdo, kam qenë dhe jam në pritje të një sqarimi bindës publik. Kurrsesi dhe në asnjë rast nuk kam dhënë të kuptohet se mund të kem qoftë edhe më të voglin mirëkuptim ndaj shpifjes dhe fabrikuesve ose përhapëseve të saj, kushdoqofshin ata...”, shprehet Kadare. Thënë ndryshe, reagimet e Vehbiut në blogun e tij për këtë çështje, konkretisht këtu: http://peizazhe.com/2014/12/12/jashteqitje-te-ujshme/, këtu: http://peizazhe.com/2014/12/14/filologjia-e-llumit/, këtu: http://peizazhe.com/2014/12/19/valori-di-scarto/ dhe këtu: http://peizazhe.com/2014/12/23/njoftim-me-ndjese-brenda/ nuk konsiderohen si shteruese nga shkrimtari Kadare. Me sa duket fundin e kësaj përballjeje mund ta japë vetëm emri i personit që ka bërë ndërhyrjen në tekstin e botuar italisht.
s.z

Comments

Submitted by Anonim edhe ne 2015 (not verified) on

Me sa duket fundin e kësaj përballjeje mund ta japë vetëm emri i personit që ka bërë ndërhyrjen në tekstin e botuar italisht.

perkthyesi ka bere nje gabim. Gabimi eshte njerezor, Revista ka bere korrigjimin. Kaq.

Kjo ngjarje qe po na shitet si intriga e vitit eshte thjesht banale. absurde qe nje minella i panjohur ben agendat e Vehbiut (qe s'merret vesh pse eshte kaq i fiksuar me kete ceshtje, e shkruan e shkruan, e sajon intriga, e hyn ne debate me njerez qe as i njeh kush e as i lexon kush per kete ceshtje, kur revista tashme ka bere sqarimin) dhe Kadarese. Marrezira ballkanike.

Gezuar festat.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ardian Vehbiu, nje skuth egocentrist me ambicie disproporcionale me aftesite, qe kujton se duke pergojuar Kadarene do te zere vend prane tij ne bashkesine e vlerave kombetare shqiptare.

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

A ekziston vertete perkthyesi A. Doda ( sic e quan Vehbiut) ?

S'ka thene asnje fjale deri tani sikur te mos ishte kurre, nje krijese enigmatike, qe eshte apo s'eshte reale apo krijuar ne laboratoret e intriges. Ky njeri nese ekziston vertete duhet te shfaqet e te flase sepse edhe mbi te hipotetikisht rendon faji, mbase me shume nga te gjithe sepse ky qendron midis Vehbiut dhe gazetes ,segmenti ku eshte bere deformimi.

Pse hesht pra kjo 'qenie' ?

Kadareja ka te drejte, kjo ceshtje sqarohet kur fajtori te kete nje emer.

Submitted by Stefan H (not verified) on

U mbars mali e polli nje mi-mund ta quajme kete zallamahi te shkaketuar nga Minella Aleksi. Reagimi i Vehbiut dhe i revistes e shterojne kete problem. Cdo zgjatje qofte nga minellaret apo kadareanet eshte nje mungese respekti per inteligjencen e lexuesve qofte te Kadarese qofte te Vehbiut. Mjaft me!!!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Stefan, zallamahine nuk e shkaktoi Minella Aleksi. Fakt eshte qe revista botoi dicka te gabuar jo per shkak te Aleksit. Aleksi vetem sa e mori ate dhe e trajtoi ashtu sic desh apo sic i interesoi atij, por Aleksi nuk sajoi nga hiçi. (Sigurisht mund te supozohet qe Aleksi eshe ne fillim te komplotit por kjo duhet provuar). Te merremi vesh, mua jo se me ha meraku per Aleksin, por fakti qe "fajtori", dmth pergjegjesi per "gabimin" ne perkthim nuk ka nje emer akoma, per mua tregon qe peshku mund te jete qelbur nga koka, ne kete rast nga Ardian Vehbiu, per te cilin mesa duket e rendesishme eshte qe te jete vazhdimisht ne qender te vemendjes. Sic e kam thene me siper, pershtypja ime eshte qe tek Zoti Vehbiu perzihen bashke nje ambicje e pamate per te qene protagonist i kultures shqiptare me nje aftesi mediokre per t'iu pergjigjur ambicjes se tij. Ky eshte thjesht opinioni im.

Submitted by Stefan H (not verified) on

Xhuxhumak, revista e koregjoi gabimin pas kerkeses se Vehbiut-ketu mbaron filmi.  Vehbiu nuk mund te akuzohet si fajtor per nje proces botimi ku  ai nuk ka marre pjese, behet fjale per nje material te marre nga libri i tij (me aprovimin e tij) dhe jo per nje material te derguar nga ai. Ku e sheh ti "protagonizmin" e Vehbiut? Minella Aleksi do te duhej ti dergonte nje e-mail Vehbiut per te alermuar shtremberimin ne botim (ne fakt ai nuk e pa si shtremberim ne botim, por si shpifje te Vehbiut-aspak e vertete kjo). Por Aleksi as qe lexon Vehbiun ne shqip, ai eshte i specilizuar te lexoje vetem Kadarene  dhe ndonje kandidat per cmim nobel, ndonse kjo nuk duket gjekundi per momentin. I vetemi protagonist ketu eshte Aleksi qe ben komente dhe jo Vehbiu qe shkruan libra dhe qe librat e tij pelqehen edhe jashte. Eshte valle negative qe vec Kadarese, ka dhe te tjere shqiptare qe perkthehen dhe lexohen ne revista te huaja?

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Stefan, nuk kam ndermend te hyj ne ndonje polemike te madhe me zoterine tende. Ty ne te pelqen Vehbiu eshte puna jote, sikurse se kush me pelqen mua eshte puna ime. Megjithate, e pse na u dashka qe Aleksi ta lexoje Vehbiun shqip kur po ta lexosh Vehbiun nuk eshte se fiton ndonje gje, vec humb kohe, kurse po te mos e lexosh nuk eshte se humb ndonje gje. E dyta, e perse na u dashka qe Aleksi te alermoje (besoj ke dashur te thuash alarmoje)  ndonje njeri per gabimin ne perkthimin e Vehbiut. E treta dhe e fundit, nuk tha kush se ka ndonje gje negative te perkthehen te tjere shqiptare neper revista te huaja, po puna eshte se ne e ke fjalen per kete rast, ky perkthimi me mire mos ishte bere se sa u be ashtu sic u be.

Gezuar festat e fundvitit.

PS. Ne taktikat e Ardian Vehbiut per ta vene vehten ne qender te vemendjes, pervec blogut skarco te tij, hyn edhe perkthimi i gabuar me qellim i zhgaravinave te veta.

Submitted by Stefan H (not verified) on

As une nuk kam ndonje deshire per te bere polemike, ju pergjigja thjesht komentit te adresuar ne emrin tim. Sic e cmoj une, po ti ishte drejtuar direkt Vehbiut (dmth te beje alert -jo te alarmoje), nuk do ishte bere gjithe ky diskutim. Kur dikush gjen kohe e lexon nje autor shqiptar ne italisht , pse e ben kete , per te qemtuar ndonje gafe apo gabim? Se fundi, kur lexojme artikuj kot se koti te Minella Aleksit, dikush mund te gjeje gjera me vlere ne sitin e Vehbiut.  Por jam ne nje mendje qe kjo eshte ceshtje gustosh.

Me te mira -gezuar krishtlindjet dhe vitin e ri

Submitted by minona (not verified) on

Pse hidhet dyshim mbi perkthyesin kur perkthimi i ketij ka qene besnik? Nga Vehbiu e deri tek perkthyesi ska asnje klecke... ajo fillon dhe mbaron me Lettera Internacionale dhe redaktorin e saj. Kot lodheni te hidhni hi syve duke permendur perkthyesin per aq kohe sa perkthimi i tij ka qene korrekt.

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

Nga i di te gjitha keto? Mos je gje vete perkthuesi ? apo enturazhi Vehbiut?

Shiko , ne interes te respektit ndaj publikut, te Kadarese por edhe te vete Vehbiut kjo ceshtje kerkon sqarim pikerisht sic thote Kadareja me prova bindese ne publik.  Sofizmat nuk i ha kush, pervecse mbase autoreve te tyre qe bejne rolin e strucit.

Sa redaktore shqiptare paska ajo gazeta italiane qe nuk e gjetkan dot kush paska deformuar sic thote Vehbiu...?

Submitted by Anonimuz (not verified) on

Ja paska bere mire Kadareja, Vehbiut qe i lepihet te parit gjithe diten. Kjo qe i ben Kadareja atij eshte poshterim publik. Vehbiu tani ose te lepij ato qe ka thene, ose te behet burre dhe ti pervishet Kadarese ashtu sic duhet.

Submitted by Anonim edhe ne 2015 (not verified) on

Edhe une kete mendova, qe Kadareja po tallet me Vehbiun. Ne fakt Kadareja s'ka pse merret fare me Vehbiun, sepse botimi i atij artikulli eshte ne pergjegjesine e revistes. Revista ka kerkuar falje per gabimin e ndodhur, ka botuar varianti korrekt te fjalise dhe ketu puna eshte e mbyllur. Ne fakt, as Vehbiu skishte perse ta tirrte kete muhabet kaq shume dhe te krijonte situata me intriga (si Enver Hoxha edhe Vehbiu, kerkon armikun, intrigantin - paranoike te papare). I ishte drejtuar revistes, sic ju drejtua me pas, me rezultatin qe pame, dhe ishte mbyllur ceshtja. Keshtu sillen njerezit e qete, te mencur e qe nuk i marrin gjerat as personalisht dhe as nuk shohin intrigantin dhe armikun tek tjetri dhe viktimen tek vetja.

PS: duke qene se Vehbiu shkruante se e kishte perkthyer fjaline dhe ja kishte derguar redaksise, une mendoj qe ka qene nje gabim perkthyesi ne njeren apo tjetren menyre (nese perkthyesi do ta kishte perkthyer sakte, nuk do kishte qene nevoja per perkthimin e Vehbiut - redaksia e ka perkthimin e paredaktuar): perkthyesi ka pasur veshtire perkthimi te fjalise se komplikuar (Vehbiu eshte manierist e i perdredh fjalite e i komplikon pa qene e nevojshme) dhe a) ose e ka perkthyer ate gabim, ashtu sic e denoncoi Minella apo si dreqi quhet, ose b) redaktori nuk e ka kuptuar fjaline e perkthyer nga A. Doda dhe e ka redaktuar ashtu sic i eshte dukur e llogjikshme, dhe me sa duket logjika ka rrjedhur ne kahun e kundert. (per komentuesin me siper, A. Doda ekziston, nuk eshte pseudonim. Eshte profesionale dhe ne nderin e revistes qe nuk e ka nxjerre perkthyesin si fajtor dhe as redaktorin qe e ka kuptuar gabim fjaline. Jane gjera qe ndodhin, perdite, rendom, kudo dhe nuk eshte permbysur bota.)

Meqe sot jane krishtilindjet njeriu i vjen te mendojne se keto probleme linden me zhdukjen e zotit: sot te gjithe duan te jene vete zota, edhe personat qe po perflasim.

Submitted by Aristoteli (not verified) on

te mjerit vehbi, sado qe perpiqen ti vijne ne ndihme prapeseprape nuk lahet dot faji ..si nuk lahet dot m.. me sh.... le ti vije anes sa te doje perkthyesit, redaktorit e te tjereve. ai mbetet autori, le ta mbaje peshen e fajit se i ben mire per te ardhmen. hallall ta kete, aferim o Vehbi.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.