Francë: Moderatori televiziv, Eric Zemmour pushohet nga puna për opinionet e tij kundër Islamit

Eric Zemmour, një intelektual francez me origjinë hebraike e algjerine, është në të njëjtën kohë dhe një prezantues program në TV. Ishte, në fakt. Nuk është më. E kanë pushuar. Shkaku: 24 orë para se të pushohej nga puna kish deklaruar në televizionin “I-Télé” se “myslimanët e Francës do duhej të deportoheshin, pasi vetëm kështu do mund të shmangeshin kaosi e lufta civile”. Zemmour është i njohur për qëndrimet e tij radikale kundër emigracionit. Sipas tij, emigracioni e multikulturalizmi janë – e ka thënë në një intervistë dhënë gazetës Il Corriere della Sera – origjina e të këqijave të shekullit të shkuar dhe e falimentimit të disa isntitucioneve të shoqërisë franceze, si familja, shteti, shkolla, etj.
Pushimi nga puna i tij ka provokuar një debat që e ka ndarë Francën në dy pjesë: të majtët që janë dakord me këtë gjë e të djathtët që e kanë ngritur zërin kundër pushimit nga puna të Zemmour-it (shiheni në foto).
Re.Pu.
Comments
E sheh dhe e kupton o Muci?
<p>E sheh dhe e kupton o Muci? Ty as nuk te pushojne e as te denojne por te lavderojne dhe te nderojne me cmimin e At Zef pullumbit per ''tolerance'' qe ti u kerkon muslimaneve shqiptere qe te nenshkruajne nje marreveshje me ju ateo-katoliket e Zefit. E ke kthyer ate Deja vu-ne tende ne Dru me pre.</p>
Add new comment