"Eksodi” i Vlorës, analisti A. Çipa e quan “atentat ndaj qeverisjes dhe institucionalizimit ligjor..."

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 04:57

Aleksandër Çipa shkruan sot në gazetën “Shqip” mbi ngjarjen e djeshme në Vlorë, ku disa qindra qytetarë u lëshuan në port për t’u larguar nga Shqipëria. E ndërkohë që sot botohej shkrimi i z. Çipa, policia e Vlorës, njoftonte arrestimin në këtë qytet, të disa punonjësve të një agjencie udhëtimesh, me akuzën se kanë falsifikuar dokumente, kanë mashtruar qytetarët dhe kanë ndihmuar në kalimin e paligjshëm të kufirit(http://www.balkanweb.com/site/vlore-tentative-eksodi-per-gje...). Pra kemi qindra qytetarë që duan të ikin, siç thotë Çipa ata janë nga periferia, pra duan të ikin për shkaqe ekonomike, kemi edhe ofertuesin që kërkon të përfitojë. Në fund është policia që ndërhyn. Mirëpo si e analizon analisti në fjalë ngjarjen e Vlorës? Ja disa pasazhe me mendimet e tij: “Ky lajm dhe ngjarja që lidhet me të, do të duhej të alarmonte së pari, gjithë sistemin zinxhir të institucioneve të sigurisë kombëtare...Në mënyrë të veçantë, mund të konsiderohet një atentat i pastër ndaj autoritetit të qeverisjes dhe institucionalizmit ligjor e shtetëror në pikat kufitare të vendit. Pas deklaratës së menjëhershme të Drejtorisë së Kufirit të Policisë së Shtetit, do të duhej të kishim gjatë 24 orëve reagime të vrullshme nga këshilli i Sigurisë Kombëtare, nga Komisioni Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare, nga Ministria e Brendshme dhe natyrisht qeveria. Kjo duhet të ndodhë pashmangshmërisht, pasi në të kundërt, kërcënon besueshmërinë ndaj qeverisë dhe shtetit prej mediave ndërkombëtare dhe sidomos kancelarive të huaja e atyre fqinje. Një reagim kundër çdo tentative apo skenari dhe sidomos kategorikisht ndalimi i ekzilit masiv, duhet të bëhet jo për të privuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, por për të mos krijuar artificialisht një kthim pas, të autoritetit dhe besueshmërisë ndaj shtetit tonë. Nuk është kjo gjendja. Modeli se si dhe si u projektua për të ndodhur është i njëjtë me atë të trafikimit, të firmave piramidale dhe mashtrimit tipik abuziv me psikologjinë dhe mendësinë e turmës rurale e periferike”. D.m.th, nëse kemi lexuar drejt mendimet e z. Çipa, këtu ka një skenar eventual, të mirëmenduar që synon të nxisë një eksod masiv, për ta konvertuar atë në një kolaps institucional, faturën e të cilit, me gjasë e paguan qeveria e sotme. Nuk mund të mos na bjerë në sy fakti sesi në renditjen e shkaqeve që çuan ata njerëz në portin e Vlorës dje, shkaku ekonomik, renditet si i fundit. Pra, këta që duan të ikin, janë të mashtruar fillimisht, pastaj hallexhinj. Dhe më tej, është e paqartë se çfarë qëndron pas idesë së z. Çipa për “reagime të vrullshme nga...këshilli i Sigurisë Kombëtare, nga Komisioni Parlamentar për Mbrojtjen dhe Sigurinë Kombëtare, nga Ministria e Brendshme dhe qeveria". Nëse do të ekstrapolojmë, nisur nga veprimet e deritanishme të qeverisë për dukuri të tjera, propozimi i Çipës, mund edhe të çojë në forcimin e Kodit Penal, në të cilin kalimi i kufirit mundet edhe të dënohet me burg. Njësoj si neni për arratisjen. Çipa flet për një ndalim kategorik të eksodit masiv, por është e vërtetë si drita e diellit, se eksodin masiv e ndalon vetëm ekonomia dhe jo aparati represiv apo shtrëngimi ligjor.
s.z

Comments

Submitted by Emigrante edhe ... (not verified) on

Sandro eshte djale i mire,

e do shqiperine me shqiptaret brenda, me shqiptaret zoter te saj...

dhe kjo e ngaterron kur gjerat ndodhin ndryshe!

SHPRESA ka vdekur vella Aleksander, ndaj edhe sot e kesaj dite aty lindin njerez per te merguar.

Shqiperia arriti ne brigjet e Shpreses ne vitin 1991 pothuaj pa fryme, e mjere, e rraskapitur por kishte

nje fill Shprese, meqe ia arriten t'i shpetojne komunizmes,

por tashme s'ka as iluzione, s'ka pronare legjitime, por pronare politike sezonale.

Dmth shqiptaret nuk kane Atdheun te tyre, Aleksander...

Ndaj dhe ikin, ikin nga syte kembet, ikin pa e ditur per ku, kush i pret, pa e ditur se atje ku shkojne

ka aq probleme sa eshte me e lehte te nderrosh me paqe dhe zgjedhje te lira qeverrine e Tiranes!

Por ata nuk i dine keto, se kurrkush nuk ua thote shkqour, kurrkush nuk i ben zoter te fateve e te atdheut te tyre.

Ata qe vijne ne Pushtet ne Tirane u thone se Atdheu do behet sic e duan ata, pusht=etaret,

jo sic ju duhet shqiptareve, dhe njeriu eshte qenie e komplikuar, Aleksander: kerkon rrugen me te shkurter, dhe ketu s'ka gje per tu cuditur: shqiptari eshte nervoz se papushim, politikanet e tij e vjedhin e mashtrojne e kercenojne me burg...

Dhe ai s'gjen shenje se dikur do Te Behet edhe Shteti i Tij, ne Trojet e Tij, ndaj dhe ia mbath ne drejtim te

pa ditur, mjaft te shpetoj prej hajduteve te Tij, mjaft te shpetoj prej Ligjit 7501, qe e la pa prone, mjaft te

ike prej banditeve te Tiranes qe e kane lene emigrante ne vendin e tij: Emigrante qe emigrante, le te

provojme me mire ANDEJ...

Ndaj dhe ata jane te pafajshem, Aleksander, ata kane per detyre te mbajne gjalle Jeten e tyre, dhe kjo

nuk e demton Sigurine Kombetare, per kete duhet te bjen rehat ata qe nuk i ze gjumi per kete siguri,

pasi kane bere ndonje tender te drejteperdrejte, apo pasi kane biseduar me Europen, qe as ajo

te mos i pranoj hallexhinjte e Shqiperise...

Submitted by Andoni (not verified) on

"...e kercenojne me burg..." Me burg kercenohet hajduti, vrasesi, krimineli, jo njeriu i ndershemi... Kete e ka te qarte kushdo, vetem Emigranti... se paska te qarte, ose ben sikur s'e ka  ka te qarte. Pasi regjimi i 8 vjeteve te fundit nxiti te behen sa me shume hajdute, kopje te qeverisjes, tani u qane hallin. Dhe e fundit gjerat duhet ndare: ajo qe eshte bere ne 24 vjet kurresesi nuk mund te c'behet per nje vit. Te persim edhe 4 vjet pastaj te shprehemi per keta te sotmit ne menyre konkludive. Jo te mos bejme verejtje por ende eshte heret te japim perfundime. Une besoj se ky "eksod" me siguri eshte nxitur, qe te hapi sa me shume fronte kunder qeverise, packa se jane te drejta keto fronte apo jo. Kap e nxirr ne rruge kunder qeverise.

Me beri pershtypje qe ne Shkoder pronaret e shtepive edhe pse u sqaruan mire nga Rama, perseri pas nje pushimi, dalin ne proteste. S'ka dyshim qe dikush i nxit. Ne esenca Rama u th:  do vije projekti nga UEFA per stadiumin, do shohim se cfare siperfaqe do duhet nga jashte, pastaj do hyjme ne tratativa me secilin pronar dhe me siguri qe shpronesimi do behet me vleren e tregut. Madje nuk do te kete asnje prishje pa u bere me pare shpronesimi... Kete e degjova une nga goja e Rames ne Top Chanal, ndersa disa kanale te tjere nuk e dhane qarte kete fjale te tij me protestuesit atje, ne Shkoder, sigurisht me qellim, sespe dihet qe  ne  Shkoder me shume degjojne kanalet opozitare.

Submitted by Vullkani (not verified) on

Po cfare dreqin kane shqiptaret qe ikin. Lufta ndaj te korruptuarve eshte ne triumfin e saj te plote. Ajo zv. ministrja qe mbante dritat ndezur me parate e taksapaguesve shqiptare ajo u kap.

Tani pas ketij aksioni te sukseshem as nuk ia vlen te levizesh qe andej!

Submitted by Albi_I (not verified) on

Cudi, ketu vjen dhe kryeministri cdo fundjave per te na treguar sukseset e tij. Po ai ministri i Mirqenies ka thene gje?

Submitted by Anonimp (not verified) on

Esht ART or derra. E ka rrealizu performer Armand Lulaj

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.