Nëntori i Enverit, dhjetori i Ramizit?
Postuar në 15 Dhjetor, 2014 17:45
E vërteta e dhjetorit ’90 sjell në vështrim çështjen e hapjes së dosjeve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit. Dy shkrimet kritike për mitizimin e lëvizjes studentore, ai i Artur Zhejit dhe ai i Andi Bushatit, i kanë vënë këta në një debat në "Opinion", me dy protagonistë të asaj lëvizjeje, Arben Imami dhe Preç Zogajn. A ka qenë lëvizja e dirigjuar? Kjo ishte pyetja, e përsëritur shpesh edhe këto 24 vjet, e që sërish mbeti pa përgjigje shteruese. “Përgjigjen e jep hapja e dosjeve”, ka thënë ndër të tjera Artur Zheji. Arben Imami nuk ka mohuar ndërhyrjen e regjimit, që sipas tij lidhet me historinë e mëpasme, atë të PD-së, por jo me aktin, Si shprehje e një vullneti të përgjithshëm. Arsyetimi është quajtur sofizëm nga Bushati, sa kohë që teza se lëvizja ishte komanduar buron kryesisht nga listimi i personave që u katapultuan prej saj, si dhe nga ajo që ndodhi më pas me pluralizmin.
Ka mjaft elementë që i japin ngasje dyshimit se ndërkohë që situata do të ndryshonte radikalisht, elita politike do të pranonte mutacionin e nevojshëm. U përmend aty Sali Berisha, si kandidat i Bashkimeve Profesionale, por u aluduan edhe emra të tjerë. Një mjegull e dendur që po pajton dyshimin permanent me kuriozitetin e përgjithshëm për njohjen e mekanizmit. E sjellë në kontekstin e interesit të ditës, ideja që “çmitizion” dhjetorin, në fakt lidhet me paralajmërimin për hapjen e dosjeve. Madje e gjen provën e vërtetësisë pikërisht aty. Pasi jo vetëm do të kapet “fillimi i historisë”, por aty edhe do të marrë fund tam-tami 24 vjeçar i heroizmit dhe heronjve, me tituj dhe piedestale të pamerituara. Një sagë historie dyzimi që na kujton akuzën e vjetër se edhe PKSH-në e krijuan dy emisarë jugosllavë. Dhe për “çudi” Enveri ka sërish një rol edhe në këtë debat për dhjetorin “90. Të mos harrojmë se gjatë ceremonive të festave të nëntorit, portreti i Enver Hoxhës u ngrit më lart se asnjëherë më parë. Ishte një akt që e vuri të majtën, kryeministrin sidomos nën akuzë dhe nën frustrimin e të qenit nostalgjik, në mos vijues biologjik i të njëjtit projekt për pushtetin. Kjo ndodh çdo nëntor me të majtën. Dhe nuk e zhbën këtë goditje as shërbimi i paturp i ministrit Erjon Veliaj, që kërkoi ta transferonte lindjen politike të Edi Ramës, më 8 dhjetor. Ndaj edhe kundërgjigja më e mirë është frustrimi i të djathtës me legjendën e Katovicës. Àq më tepër merr vlerë kjo, sa nga inkoseguenca e Sali Berishës në atë fund të vitit “90, aq edhe nga fakti i mos hapjes së dosjeve për kaq vjet. Imami tha se goditja ndaj dhjetorit është frymëzim i brendshëm i PS-së. Gjithsesi kapur në një fije të fortë: biografinë e dhjetoristëve, për të cilat po aludohet hapur, se janë krijesa të Ramiz Alisë. Për ta mbyllur me dhjetoristin Imami veçojmë këtu atë që ai tha në fund: “Shoqëria ka nevojë për një mit të shëndetshëm si ai 8 dhjetorit, që e rithemeloi Shqipërinë moderne dhe Perëndimore”. Plotësisht e vërtetë, por duhen kuptuar edhe se kush janë heronjtë e vërtetë,, sado naiv dhe të paktë të mund të kenë qenë ata.
s.z
Comments
Submitted by bbb (not verified) on
Dihet qarte se levizja e dhejtorit 1990 ishte loje e shokut Ramiz...Me kot Preci ngul kembe si mushka se populli ka 10 here me shume mend se Preci. Por ne te vertete Preci e ka nje hall sepse ka qene nje spiun i sigurimit me kohe, dhe se shoku Ramiz e futi edhe Precin ne lojen e "dhjetorit 1990" sic futi Saliu, Gramozin dhe gjithe ``ìntelektualet me pardesy gri.  Me qesharak ne fakt ishte pozicioni i Arben Imamit...Ai bente be e rrufe se nga qyteti studenti nuk kish lidhje me sigurimin. Por sic ka deshmiar Izet Haxhia, Azemi ishte nje nder sigurimast e qytetit studenti dhe levizte me arme me leje edhe pse ishte student para dhjetorit(É!) Eshte nje situate e ndyre ku duan tja hedhin popullit sapunin per djathe...Por ne fund Zheji tha nje qe me mend qe keto hamendje i sqaron hapja e dosjeve....Por me sa duket Preci, Imami me shoke i tremeben kesaj...Kuptohet pse...
Submitted by Petro Luarasi (not verified) on
Submitted by Samir (not verified) on
Ramizi ka qene nje frikacak i provuar. Padyshim qe ai katapultoi njerez te besuar apo te kompromentuar ne krahun kundershtar me qellim qe te kontrollonte gjithçka, por ai ia arrit vetem pjeserisht. Aresyet jane te shumta, por me se shumti jo ato qe ofrojne pseudo-gazetaret e secilit krah.
Ajo qe me ben pershtypje kete dhjetor eshte egersia per te zhvleresuar Levizjen Studentore. Ajo nuk ka qene kontrolluar as nga Saliu e as nga Ramizi, por disa gazetare qe ato dite kane deshmuar se nuk kane pasur as shtylle kurrizore dhe as ndjenje qytetare, sot besojne se mund ti vene vulen dickaje te shendetshme e te mire ne historine Shqiperise. Nuk kane qene kurre,e nuk jane pjese e asaj levizje ne radhe te pare se kane qene vete FRIKACAKE dhe ende nuk kane arritur ta kuptojne se veç çojne pluhur perkohesisht. Trillimi i teorive konspirative deshmon mungese dije per cka ndodhi me te vertete. Saliu, Zogaj, Imami, Pashko e ndonje tjerer sikugisht qe qene te aprovuar, por keshtu nuk kane qene dhjetra drejtues te Levizjes Studentore, pasi ato nuk zgjodhen veten por u votuan, e shume prej tyre nuk u permendet emri. Dhjetori nuk eshte lejuar te nderroje drejtim nga dhjetra mijra qytetare te Tiranes dhe nga rrethet. Njerezit filluan te infiltrojne kur gjithcka filloi te kanalizohej ne parti. Ne PD- Berisha falenderoi Ramizin per demokracine; PR- Godo beri thirrje te votohej per Ramizin, por ato dhjetra mijra te pese diteve te para nk ua varen fare, si gjte greves se urise, ashtu edhe ne votimet e para, ku perballe Ramizit Saliu pat vene Serreqin, nje intelektual i rralle e njeri i qete ne dukje pa karizme, me qellim qe te humbte, por qytetaret e thjeshte nuk ia varen Saliut e Ramizit, por votuan Serreqin. E ku? Pikerisht ne zonen me komuniste te Tiranes, te Shkolla e Kuqe. Ramizi filloi te konrollonte cfare ndodhte vetem kur u krijuan partite opozitare. E sa per Levizjen studentore, ai tentoi, por nuk e kontrolloi dot. Filmimet e dokumentet e kohes e deshmojne kete. Nejse, perralla konspirative nga punjolle e sherbetore te dinastive komuniste ne Shqiperi do degjojme e lexojme edhe ne te ardhmen, por historine nuk e bejne ata, fatmiresisht.
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.