Kryeministri italian Matteo Renzi, më 30 dhjetor në Shqipëri

Kryeministri italian Matteo Renzi do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri në 30 dhjetor. Gazeta “Shqiptarja.com” shkruan se kreu i qeverisë italiane, ka vendosur t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së homologut shqiptar Edi Rama.
Në artikullin e publikuar sot gazeta shkruan se drejtuesit e protokollit po punojnë për takimet që Renzi do të zhvillojë në Shqipëri.
n.k
Comments
Pse duhet kjo vizitë kur

Pse duhet kjo vizitë kur Italia në politikën ndërkombëtare vlen sa “due di picche”?!

Mjafton të shikosh rrjedhën e “odisesë” me dy ushtarakët e mbajtur peng në Indi për të kuptuar çfarë peshe ka Italia dhe sa e vlerësuar është! Për të mos folur pastaj për problemet brëndshme politiko-juridike dhe ato me BE-në.

E paska nxjerrë në selamet Italinë, ky personazhi, që tani do të sjellë “përvojën” e “lavdishme” edhe në Shqipëri?!

Të paktën i punon mëndja edhe nuk flet anglisht!

https://www.youtube.com/watch?v=B0KJZEH2jn8

Me kete llogjike, edhe sikur

Me kete llogjike, edhe sikur te jene te sakta ato qe thua zotrote, Edvin Kristaq Rama nuk duhet te kaloje as pragun e shtepise se vet, apo jo? Se psh sic thua ti kur Italia nuk vlen ne politiken nderkombetare sa "due di piche" qe ti prapseprape e shkruan italisht, sa vlen Shqiperia, sa nje "figo secco"?

Çfarë dobie ka për Shqipërinë

Çfarë dobie ka për Shqipërinë kjo vizitë, aty e kisha fjalën!

“Due di picche” është letra më e ulët kur luhet bridge, pra “due di picche” dmth “hiçgjë”! Dhe vlera e Italisë (sidomos këto kohët e fundit) në arenën ndërkombëtare aq është! Hiçgjë!

Për të kuptuar këtë mjafton të lexosh çfarë shkruan shtypi italian, duke filluar nga gazetat afër Renzi-t e me rradhë!

Se çfarë bën EKR është puna e tij; kur të jenë zgjedhjet e ardhshme do të jetë edhe puna jonë! Por nuk besoj se do ti çajë kryet njeri për politikën e tij të jashtme! Tek e fundit nuk e bën ai në Tiranë, por të tjerë diku tjetër!

Dhe këto që shkruajmë këtu (për të cilat nuk i bëhet vonë njeriu) nuk vlejnë kurrgjë!

Nuk vlejnë jo “figo secco” si ke thënë zotrote, por “un fico secco”dmth “një fik i tharë” ose palafik i thoshin në kohën time!

Kalofsh mirë edhe pleqëri të mbarë!

Po ti rrofsh mor bir per

Po ti rrofsh mor bir per urimin.

Qe ta bejme edhe me te qarte, sipas teje ne Shqiperi duhet te vije vetem Obama, ose Putini, te shumten Merkel?!?

Korrigjim per korrigjim, meqe i paske qef, ashtu eshte "fico" jo figo, sic me kish shpetuar mua, por "due di piche" nuk eshte letra me e ulet ne lojen e bridge sic thua ti sepse psh po qe maçi, atu' sic i thone frengjit, ose trump sic i thone anglofonet, dyshi mac eshte nje derro letre po aq e forte sa maçet e tjera. Dyshi maç eshte letra me e ulet ne ndonje loje tipike italiane si briscola a ndonje tjeter, po me siguri kjo shprehje s'ka te beje me lojen e bridge.

Keshtuqe edhe zotrote shkurtoje pak thepin dhe befsh qejf.

Gezuar festat e fundvitit....

Do kenaqen duke postuar foto

Do kenaqen duke postuar foto ne twitter si shoku Rama dhe compagno Renzi.

Add new comment