Dhjetori ’90: Ngjela: “Klasa e vjetër u riciklua. Nuk ndodhi si në Greqi më ’74-ën”. Krasniqi: “U lanë jashtë me marrëveshje të përndjekurit dhe diaspora”

Çfarë ndodhi 24 vjet më parë në Shqipëri me lëvizjen e dhjetorit? Pse lëvizja u manipulua në përmasa të tilla, sa të mbante gjallë një tranzicion kaq të gjatë? Përgjigjet janë të shumta dhe do të kërkonin studime të tëra, por disa mbeten gjithsesi të pakontestueshme. Spartak Ngjela ka shprehur sot në “Studio e Hapur” mendimin se lëvizja në vetvete nuk përfaqësonte një ideologji, por ajo gjithsesi e bëri punën e vet, solli pluralizmin. Lëvizja sipas tij nuk mund të përfaqësonte politikisht diçka, ndaj edhe sipas Ngjelës, në këto kushte klasa politike e vjetër, ricikloi veten. Thënë ndryshe, lëvizja shërbeu si një levë për të rilegjitimuar njerëz dhe struktura të Diktaturës, që ndryshuan kostumin, sipas parimit të njohur të Giuseppe Tomasi di Lampedusa: “Që gjërat të mbeten kështu siç janë, duhet që ato të ndryshojnë”. Më tej Ngjela ka sjellë edhe një shembull që dëshmon për një lloj fataliteti historik të Shqipërisë. Protesta e studentëve grekë në vitin 1974, çoi në rrëzimin e Juntës së Papadopulosit, por në vend të tij, nuk erdhën njerëz të establishmenti, por politikanë që deri në atë moment ishin në ekzil politik. Kësaj mungese në rastin e Shqipëri, Afrim Krasniqi i ka shtuar edhe diçka tjetër, që dëshmon se pluralizmi nuk e kapi të papërgatitur sistemin: “Pati marrëveshje që përfaqësues të të të përndjekurve të mos përfshiheshin në politikë. Madje shumë prej tyre u lëshuan vetëm disa ditë para zgjedhjeve, sikurse me dekret nuk u lejua përfshirja në politikë e përfaqësuesve të diasporës”, tha Krasniqi. Dy akte që flasin qartë sesi situata u fut nën tutelën e atyre që kishin qenë në pushtet deri në atë kohë. Nëse këto dëshmi krijojnë një perspektivë gjykimi për atë kohë, natyrshëm lind pyetja: çfarë përfaqësojnë në të vërtetë dy partitë kryesore politike shqiptare të këtyre 24 viteve?
s.z
Comments
Pergjigje pyetjes: çfarë

Pergjigje pyetjes:

çfarë përfaqësojnë në të vërtetë dy partitë kryesore politike shqiptare të këtyre 24 viteve?

Sikurse nje amebe ndahet me dysh per te dhene dy ameba, keshtu ndodhi edhe me PPSH, u nda me dysh e dha dy PPSH-ëra.

Aty ku nuk ka mistere, nuk ka

Aty ku nuk ka mistere, nuk ka asgje per te thene.

Add new comment