8 Dhjetori, Dita e Rinisë. Përkujtohen studentët e Dhjetorit, aktivitete nga partitë politike

Postuar në 08 Dhjetor, 2014 03:32

Sot përkujtohet 8 dhjetori, e quajtur Dita e Rinisë në Shqipëri, në kujtim të Lëvizjes Studentore të 24 viteve më parë. Prej vitit 2009, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare me vendim parlamentar. Disa aktivitete janë parashikuar për ditën e sotme. Pak më herët nisi punimet mbledhja e 16-të e Asamblesë së Përgjithshme të Rinisë me temë “Lidershipi rinor në vazhdim: ‘E shkuara dhe e ardhmja’”, organizuar nga OKB. I pranishëm, kryeministri Rama tha se  “8-dhjetori është ditë simbol i rinisë për të bërë histori, për liri dhe demokraci e cila s’mund të ishte gjë tjetër për brezin e diktaturës se përmasa e një imagjinate të frymëzuar pa zë dhe brenda vetvetes”. “Ne jemi sot në një kohë të re, 24 vite më parë askush nuk mund ta përfytyronte se të vetmit të huaj që hynin ishin marksistë dhe lenistët që merrnin më parë leje”, shtoi ai.

Aktivitete të tjera për ditën e sotme:

Ora 11:00 – PD zhvillon Forumi i Hapur tek Kinoteatri, Qyteti Studenti ndërsa rreth orës 18.00 pritet që të festojë 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë me një koncert të organizuar në Qytetin Studenti.

Ora 11:00 – Forumi i Rinisë Eurosocialiste të Shqipërisë do të zhvillojë një aktivitet i cili do të jetë në formën e një proteste të veçantë dhe do të organizohet para Bashkisë së Tiranës. Nxenësit e gjimnazeve të ndryshme të Tiranës do të protestojnë për ambientet sportive dhe argëtuese të premtuara nga Kryetari i Bashkisë, por qe edhe sot mungojnë në kryeqytet.

Ora 12:30 Tek Hotel Tirana kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi së bashku me deputeten Mesila Doda dhe përfaqësues të lëvizjes studentore të Dhjetorit në një takim të veçantë për të njohur publikun shqiptar me projektligjin e fundit të propozuar në Kuvend për hapjen e dosjeve.

 

a.k

Comments

Submitted by Licovuni (not verified) on

<p>PD = PKSH. Me te dyja keto fillon histora e Shqiperise. Njera me 8 nentor 1941, tjetra me 8 dhjetor 1990</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.