Gazeta “Dita” shkruan se po "sajohet" një vizitë e Jahjagës në Tiranë për të shpëtuar pa kosto politike mandatet e PD-së

Postuar në 07 Dhjetor, 2014 10:17

PD duket se ka gjetur një mënyrë për të mos humbur mandatet dhe për të vijuar bojkotin e Parlamentit duke eleminuar pasojat e kushtit 6-mujor të prezencës në sallë. Gazeta “Dita” shkruan se zgjidhja është “gatuar”në Prishtinë. Duke cituar një burim në Ministrinë e Jashtme në Kosovë, gazeta shkruan se për gjetjen e kësaj zgjidhje do të përdoret një vizitë e Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga me 18 dhjetor,kur edhe është parashikuar të mbahet seanca e fundit për këtë vit.

“Presidentja e Kosovës do vijë në Shqipëri në datat 17 dhe 18 dhjetor. Në fund të vizitës së saj më 18 dhjetor ajo do të mbajë një fjalë në Parlamentin e Shqipërisë. Aty do të jenë edhe deputetët e PD-së, si “shenjë respekti” për fjalën e zonjës së Kosovës“ i është thënë gazetës nga burimi diplomatik. Në këtë mënyrë, deputetët e opozitës “fitojnë” edhe 6 muaj të tjerë bojkot, pa djegur mandatet.

http://www.gazetadita.al/ekskluzive-dita-vizite-e-jahjages-ne-tirane-per-te-shpetuar-mandatet-e-pd-se/

n.k

Comments

Submitted by Gjest qe duhet ... (not verified) on

<p>E cfare pastaj se Presidentja e Kosoves vjen per te sjelle njetesine parlamentare?!</p><p>Gazeta DITA, qe e ka kapercyer statusin e Zerit te Popullit dikur, ben mire te dyshoj tek ardhja e shefit SOROSIAN,</p><p>qe takoi te Dy Shefat e Pluralizmit, jo pse vjen Jahjaga ne Trojet e Saj...&nbsp;</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.