RD: Çmimi i naftës Diesel duhet të jetë 120 lekë/litër!?

Duke pretenduar se qeveria, në bashkëpunim me grosistët e karburanteve, po e mban artificialisht lart çmimin e karburantit në Shqipëri, gazeta RD, zëdhënësja e PD-së, konkludon se çmimi i naftës Diesel me pakicë duhet të jetë 120 lekë/litër. E përkthyer në euro, i bie që çmimi të jetë 0.86 euro/litër. Por a është ky çmim i krahasueshëm me atë të Italisë dhe Greqisë, vendeve nga ku importohet kryesisht nafta Diesel? Në faqen http://autotraveler.ru/en/spravka/fuel-price-in-europe.html#.VIP-iDHF91Z , të cilës iu referuam në një lajm të mëparshëm, raportohet se çmimi i naftës Diesel në Itali dhe Greqi është përkatësisht 1.59 euro/litër dhe 1.29 euro/litër. Vende të tjera në rajon kanë çmime shumë më të larta se çmimi 0.86 euro/litër që sugjeron RD-ja. Kështu në Turqi është 1.41 euro/litër, në Slloveni është 1.33 euro/litër, në Serbi është 1.30 euro/litër, në Rumani 1.28 euro/litër, në Kroaci 1.23 euro/litër, në Mal të Zi 1.19 euro/litër, në Bullgari 1.18 euro/litër.
Re.Pu.
Comments
Keta pasi shkaterruan cdo
<p>Keta pasi shkaterruan cdo ghe, pasi krijuan monopole ne cdo sektor, na bejne dhe b udallenj</p><p>Cmimi i naftes bruto eshte vetem nje komponent i cmimit ne pompe. Kostot e tjera, transporti, perpunimi, doganat dhe taksat e tjera jave pothuajse fikse dhe nuk varen nga cmimi i naftes bruto. Plus Shqiperia importon cdo gje dhe do duhet kohe qe ndryshimi i naftes bruto te reflektohet ne cmimin e naftes ne pompe, edhe kjo jo ne menyre lineare</p><p>Turp edhe per ju qe referoheni shkirmeve kot te RD-se </p>
Add new comment