Nuk është vetëm Sali Berisha që krahason Edi Ramën me Enver Hoxhën. Ngjela shkruan se represioni ndaj kapitalit, ngjan me tufëzimin e Hoxhës

Spartak Ngjela është rishfaqur sot me një postim nmë “Facebook” ku shpreh mendimin se kryeministri aktual, pra Edi Rama, ka dështuar në realizimin e reformave. Për të ilustruar pikëpamjen e tij, Ngjela, dikur një nga njerëzit më të afërt të Edi Ramës, thotë se veprimi me masa shtrënguese dhe reprresive që qeveria po aplikon ndaj biznesit, është njësoj si ndërhyrja e Enver Hoxhës ndaj pronës në fshat, sidomos me tufëzimin. “Enver Hoxha, pasi iu pre ndihma kineze, e mendoi veten të humbur në lidhje me zhvillimin e brendshëm...Kur e pa se, askush nuk po i jepte ndihma pa kushte kundër tiranisë dhe terrorit shtetëror që ky ushtronte ndaj popullit të vet, mendoi aplikimin e fundit të tij dhe të vetë regjimit – deshi ta shfrytëzonte deri në palcë fshatarësine për ta gjetur këtu burimin e të ardhurave në mbajtje të pushtetit. Prandaj iu hoqi atyrë gjithçka private, tokë e bagëti, madje edhe pulat, dhe krijoi “tufëzat” e tij të famshme. Si përfundim? Asgjë. Ky ishte fund i regjimit komunist në Shqipëri, që sigurisht e merritonte sepse, pasi kishte ardhur nga marrëzia e Enver Hoxhës, po nga marrëzia e tij ra aq keq. E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Ramën. Ky i ka hyrë të njëjtës rrugë të marrë: po i bie kapitalit me gjoba dhe me mjete të tjera represive, duke menduar gabimisht se kështu do të gjejë paratë për të ndenjur në pushtet. Qesharake. Informaliteti sot në Shqipëri është fenomen objektiv; dhe kush s’e kupton këtë, shkon te represioni shtetëror. Kjo do të rrënojë tregun dhe rrënimi i tregut do të rrënojë vetë kryeministrin, i cili do të fluturojë keq e më keq”, shkruan Ngjela.
s.z
Comments
Dmth, sipas Ngjeles, Rama

Dmth, sipas Ngjeles, Rama duhet te ruaje informalitetin e ekonomise qe dmth 1. te rilejohet parja e fituar nga droga 2. Te rilejohet vjedhja e energjise nga "kapitalistet" 3. Te mbyllen syte para shitjes informale pa perdorur kasa fiskale fare 4. Te mos preket tregu i zi i perdorimit te fuqise puntore duke mos i detyruar "kapitalistet" te sigurojne punonjesit e tyre sepse kjo cenon te ardhurat e tyre 5. Te rilejoje anarkine e ndertimeve "kush eshte me i zoti le te ndertoje ku te doje e sa te doje duke pushtuar hapsira publike dhe brigje detare.

Sipas Ngjeles, aprovimi i Banges Boterore i politikes ekonomike te Rames qe shprehet ne dhenien e kredive per te mbuluar gropat e zeza te krijuar nga regjimi Berisha, eshte me siguri nje lidhje klandestine per te zbatuar politiken e Enver Hoxhes se tufezimeve. Duhet te kesh fantazi te madhe per te gjetur nje lidhje midis tyre.

Nuk e di perfundimisht a ka ndonje njohuri ekomike ne koke ky Ngjela apo jo. Do ishte mire qe ai te ndiqte ndonje kurs ekonomik per tu njohur realisht me ekonomine kapitaliste sepse deri tani ai di vetem ato qe ka mesur nga lenda e ekonomise politike qe zhvillohej ne Universitet para 1990.

Nuk eshte vetem Sali Berisha

Nuk eshte vetem Sali Berisha qe perpiqet te injektoje sloganet, sentencat dhe konceptet "moderne" qe lexon. Nje shembull i shkelqyer i tautologjise dhe "silogjizmave" pordhacifikuese eshte, pa dyshim, shpirtziu me i kulturuari ne klasen e vet, Spartak Ngjela. Kultura e te lexuarit, vertet ka vlera te pallogaritshme, por kjo ndodh vetem kur leximi e studimi behet per te nxjerre gjera pozitive dhe jo per te na treguar se ne kopene primitive kishte promiskuitet dhe asqe behej fjale qe te njihej nena dhe baba, motra e vellai etj etj. Ti keto i lexon dhe na i tregon ose per te kritikuar cfare te bie ndesh me interesat e tua, ose e tregon per te perfituar nga veset e ndyra qe ne ate kohe te larget nuk ishin vese.

Shizmat e llahtarshme ne mendimet dhe veprimet e politikaneve te sotem shqiptare, jane vertet urinoret e papastra prej te cilave po demtohen mushkurite e nje populli, nder me te lashtet e globit.

Add new comment