Tjetër shuplakë nga Kushtetuesja. Rrëzohet ambicia e kryeministrit për të marrë drejtimin e plotë të Forcave të Armatosura

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Presidentit të Republikës, për të shpallur si antikushtetues ligjin e ri për drejtimin e Forcave të Armatosura. Konkretisht, Gjykata njofton se janë në kundërshtim me Kushtetutën pika 2 e nenit 9 ( Presidenti i Republikës, në kohë paqeje, e ushtron drejtimin e Forcave të Armatosura nëpërmjet Kryeministrit dhe Ministrit të Mbrojtjes, ndërsa në kohë lufte i drejton Forcat e Armatosura nëpërmjet Komandantit të Forcave të Armatosura), nenin 12, pika ç dhe d(kryeministri... ç) nxjerr në rezervë ose lirim, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, oficerët me grada madhore, me përjashtim të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura; d) miraton, me propozimin e Ministrit të Mbrojtjes, planin e vendosjes dhe përhapjes së Forcave të Armatosura në kohë paqeje;) si dhe nenet 22 pika 3 dhe 23 pika 3(Gjatë gjendjes së jashtëzakonshme Kryeministri është drejtpërdrejt përgjegjës për drejtimin e Forcave të Armatosura, përmes hierarkisë së drejtimit e të komandimit dhe “Gjatë gjendjes së fatkeqësisë natyrore Kryeministri është drejtpërdrejt përgjegjës për drejtimin e Forcave të Armatosura, përmes hierarkisë së drejtimit e të komandimit”). (http://www.gjk.gov.al/web/NJOFTIM_P_R_MEDIAN_908_1-1.php ). Me një vështrim fare të thjeshtë, shihet se kërkesa për të kaluar këto dispozita, e lënë Presidentin si Komandant të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, të tillë, vetëm për efekt të trajtimit financiar. Po kështu nuk mund të mos lexohet fare qartë se fryma që udhëheq këtë lloj ndërhyrjeje, të rrëzuar tashmë, ngjan pikë për pikë, me hartimin e nenit kushtetues për mocionin ndaj Kryeiministrit, që më shumë se rregullim procedure është shpikje yçklash për të garantuar stabilitetin numerik, mbi legjitimitetin politik. s.z
Comments
Nderkohe Muci ne cdo emision

Nderkohe Muci ne cdo emision del e thote qe Rama nuk ka vrullin e Berishes per te kontrolluar institucionet e pavarura :) E vertete, nuk e ka. Ne dhjetor te 2006 Berisha nuk kishte as gjysmen e institucioneve qe ka kapur Rama qe tani.

Rama kapet dy here brenda

Rama kapet dy here brenda ketyre muajve ne semaforin e kuq.

Kam parasysh para pak kohe u zbyth ligji qe qytetaret ishin te detyruar te deklaronin nr e IMEI te celularit qe perdornin dhe pa u thare boja e vules kapet timonieri Rama me shkelje ne semaforin me te kuqe.

Nje gje nuk e kuptoj qe pse nuk ka masa per shkelesit.

Mund te Besh pa Opoziten,

Mund te Besh pa Opoziten, dhe pa Senatoret e PS-se, por jo pa Popullin...

Keta jane te pa pare ne skenen politike shqiptare!

Keta shprehen (mos o Zot, nese edhe mendojne apo me keq akoma nese e besojne kete qe thone),

se kane marre pushtet per te bere "Gjithcka nga e Para"!

Mos o Zot, duhet thene, me sinqeritet

Se, deri diku kete e manifestonte edhe Berisha, qe sidosi vishte Masken e se Djathtes

se, nje pjese jo e vogel e qeverise Rama, ka qene edhe ne kohen e Berishes, dhe ata mund te ndjehen ngushte,

se, ne sallen e Parlamentit jane disa ish-ministra dhe ndonje kryeminister socuialist,

dhe te tere keta jane prej mishi dhe ndjenjash dhe sidosi nuk ndjehen mire...

Pastaj, edhe populli eshte po ai, Zoti Rama, ti e more voten e tij, dmth i kandise te ta jepnin, tashme dihet si

(prej teprimit te pushtetit te Berishes, dhe prej premtimeve te tua),

dhe duhesh mbeshtetur ne nismat e tyre, pse jo, edhe ne sforcimet e tua per Te Bere Shtet,

pra edhe kur flitet per rritje taksash, pse jo...

Por sidosi, pak me shtruar, Zoti Rama, nese mund te besh edhe pa Opoziten eshte nje minus i madh,

le te themi i kapercyeshem, se deri dje ATA ishin ne pushtet (bashke me IlirMetistet-mos e ndaj kete),

pra mund te besh edhe pa ish ministrat e senatoret e PS-se qe realisht jane PP-ja e pluralizmit, dhe ti mund t'i neglizhosh ata (duke perfituar edhe admirues prej qendres e madje edhe me djathtas), mendoj se po,

por...ju s'mund te kerkoni ndryshime kaq te befasishme te tere Popullit, zoti Kryeminister...

Nese jane te verteta ato qe thua (mbase edhe beson ti), se nje pjese e konsiderueshme e shqiptareve mund

te perfshihen mes hajduteve, pervetesuesve, dembeleve, atyre qe nuk meritojne asnje leshim, asnje medyshje,

nese eshte e vertete se ata ...O do bejne ate qe Ti e mendon si te Miren e vetme te Tyre, o...do nisen per burg...ka dicka qe nuk shkon ne kete mes.

Nuk di pse bashkohem me ata qe mendojne se ti meriton dhe duhet te marresh keshilla,

se paku deri sa te marrim vesh se Berisha nuk ka ndermend te kthehet serish!!!

Add new comment