Propozohet që “kanosja për shkak të orientimit seksual” të jetë vepër penale. Kodi parashikon kanosjen ndaj personit

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 09:45

Kanosja ndaj homoseksualëve duhet që të parashikohet me sanksione në Kodin Penal. Propozimi është paraqitur nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi sipas të cilit “për të garantuar të drejtën për siguri dhe mbrojtje nga dhuna të personave për shkak të orientimit seksual apo identitetit gjinor  të tyre,  propozojmë që: pas nenit 84/a të Kodit Penal, të shtohet një nen tjetër me qëllim parashikimin si figurë të veçantë vepre penale të kanosjes për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor të personit”. Në të njëjtën kohë propozohet “të riformulohen ose të shtohen nene të reja pas nenit 119/a “Shpërndarja e materialeve raciste ose ksenofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik” dhe nenit 119/b “Fyerja me motive racizmi ose ksenofobie nëpërmjet sistemit kompjuterik” në mënyrë që të kriminalizohet shpërndarja e materialeve homofobike nëpërmjet sistemit kompjuterik. Lidhur me këto propozime sillen si referencë udhëzime të BE-së, siç ndodh rëndom me institucionet shqiptare që ja bëjnë “ta” ndonjëherë me ndonjë nismë. Çfarë nuk kuptohet fare është se përse duhet theksuar në Kodin Penal ky sanksion, kur vetë Kodi e parashikon kanosjen ndaj personit si vepër penale. Nga ana tjetër regjistri më elementar i sharjes në gjuhën shqipe, përfshin shprehje që në kuptim të këtij neni rrezikojnë, teorikisht, të kualifikojnë si konsumues të veprës penale një komunitet njerëzish. Ç’mund të themi për tifozët në stadiume atëherë? Këtu çështja shtrohet në planin praktik të zbatimit të ligjit, jo në drejtësinë e propozimeve.

s.z

Comments

Submitted by Ano (not verified) on

Ligji per te cilin po flisni eshte nje ligj qe e kane tanime gjithe vendet antare te BE-se. Ligji nuk denon, sic aludoni ju, kanosjen ndaj personit LGBT ndryshe nga kanosja ndaj personit thjesht. Ligji presupozon qe dhuna fizike e kryer mbi baze homofobie ka predispozita perseritese, pasi dhunuesi mund te perserise aktin ndaj cdo personi tjeter LGBT, ndryshe nga nje rast tjeter i mbyllur. E njejta logjike funksionon dhe per kanosjen per shkak te racizmit. Nqs dikush dhunon dike per shkak te etnise fjala vjen, ai mund te dhunoje praktikisht cdo person tjeter te po asaj etnie, ndaj ky rast dhune duhet denuar me shume se nje rast tjeter "i rendomte".

Sa per shprehite ne gjuhen shqipe, mbase ketu keni perdorur kunderargument, pasi vete ato shprehi pohojne gjendjen skandaloze te komunitetit LGBT ne Shqiperi, dhe mbase, mbase, pikerisht theksojne nevojen per ligjin ne fjale.

Sa per stadiumet: Me falni, a nuk ishit ju dhe gjithe media shqiptare qe ankohej per thirrjet e serbeve ne stadium "therrini, therrini shqiptaret!". Pse e denuat kete rast si jonormal, kurse thirrjet homofobike i shihni si dicka tejet normale, dhe qe qenka anormale te kufizohen? A nuk ishte nje komunitet i madh serbesh qe po ulerisnin ato fraza, diku te 30 mije vete me duket, dhe me idene qe "vepra penale" e kryer ne komunitet s'eshte dhe aq veper penale, pse ju kerkua UEFAs t'i denonte ato? A do te ishte praktik denimi i ketij racizmi, apo thjesht duhej toleruar kjo sjellje mqs ishte komunitet i madh njerezish, dhe mqs sqiptar per serbet ka kohe qe perdoret si shprehje fyese ne gjuhen e perditshme? Mos luani me standarde te dyfishta, ose me sakte, mos harroni qe privilegji eshte mosnjohja e nje problemi social.

Submitted by BeMe (not verified) on

Jam plotesisht dakort me Ano-n.

Pertej faktit se duhet theksuar se ky propozim eshte bere ketu e dy vjet me pare nga Aleanca Lgbt dhe OJF te tjera ne kuader te nje nisme te Avokatit te Popullit per ndryshime ne Kodin Penal. Nga nje numer i madh propozimesh te bera aso kohe, dhe ne baze te nje raporti dinjitoz te Avokatit te Popullit u modifikua ne Kodin Penal te RSH vetem Neni 50 germa J. (Rrethanat Renduese) . E cila parashikon Rendim denimi ne rastet kur krimi ka pasur prapavije Diskriminim mbi baze Orientimin Seksual dhe Identitetin Gjinor. .. Pas dy vitesh u kujtua Komisionerja?

E gjithsesi une nuk kuptoj dot llogjiken e perdorur ne kete paragraf : "Çfarë nuk kuptohet fare është se përse duhet theksuar në Kodin Penal ky sanksion, kur vetë Kodi e parashikon kanosjen ndaj personit si vepër penale. Nga ana tjetër regjistri më elementar i sharjes në gjuhën shqipe, përfshin shprehje që në kuptim të këtij neni rrezikojnë, teorikisht, të kualifikojnë si konsumues të veprës penale një komunitet njerëzish. Ç’mund të themi për tifozët në stadiume atëherë? Këtu çështja shtrohet në planin praktik të zbatimit të ligjit, jo në drejtësinë e propozimeve." - Sipas meje mund edhe te evitohej. Nuk e kuptoj se perse ne fund te fundit duhet te perdoret nje gjuhe degjeneruese e cila ne perdorim ndikon negativisht dhe permban gjuhe ofenduese ndaj nje grupi te shoqerise" Ne kete sens, a sperdorim neve fjalet: I Verber e jo qorrat? Njeri me Aftesi te Kufizuara e jo termin Handikapat? etj etj etj ..

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.