Haradinaj për Krastën: Thaçi ma premtoi kryeministrin. Isa Mustafa nuk duronte dot Kurtin

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 15:35

Duke folur për emisionin A Show në Agon Channel me Adi Krastën, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zbardhur disa nga prapaskenat e Bllokut opozitar në Prishtinë dhe zhvillimet politike në Kosovë. Haradinaj ka thënë se menjëherë pas zgjedhjeve Thaçi ia kishte ofruar postin e kryeministrit në koalicionin PDK-AAK, por ai e kishte refuzuar. Sa i përket largimit të LDK-së nga Blloku, ai ka thënë se partia e Mustafës kishte një para-marrëveshje me PDK-në. Haradinaj deklaroi se Mustafa nuk e donte në asnjë mënyrë Vetëvendosjen në qeveri, megjithëse VV hyri me vonesë në aleancën paraprake kundër Thaçit.

a.k

Comments

Submitted by Epiroti (not verified) on

<p>Nje kriminel si ky nuk e meriton postin e kryeministrit me 6.5% te votave nga populli i Kosoves</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.