Kartolina e prindërve të Kuliçit për Enver Hoxhën, urim të jetojë sa malet ky “kreshnik i shqiptarëve”

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 08:06

Më tepër një kuriozitet, sesa një fakt që provon diçka. Shtypi i sotëm online boton një kartolinë-urim për diktatorin komunist Enver Hoxha, dërguar nga prindërit e ish zv.drejtorit të përgjithshëm të policisë, ish truproja personale e Berishës dhe aktualisht këshilltar pranë grupit parlamentar demokrat Agron Kuliçit, Ali dhe Liri Kuliçi. Kartolina mban vitin 1984, dhe i uron Hoxhës gëzuar Vitin e Ri nga “malësia e Tropojës”, me tekstin klasik të kohës për këtë udhëheqës “kreshnik të Shqiptarëve” që e urojnë që të jetojë sa malet. Përtej tekstit, më interesante akoma është se kartolina, në fakt është fotoja e martesës së çiftit në 1967-ën, hipur mbi kuaj.

a.k

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

E cfare pastaj?!? Te gjithe ata qe kane qene neper kopshtet e Shqiperise kane kenduar kengen:

Xhaxhi Enver, o Xhaxhi Enver

E ke gojen me sheqer.

Mos do te thote kjo qe ata nuk kane te drejte te pshurrin mbi Enverin?

Submitted by Billy (not verified) on

Pritni, pritni se nuk keni pa gja akoma. Se shpejti dalin kartolinat qe Sali Berisha i ka dergu Enverit, Nexhmijes, Kristaq Rames, Mehmetit, Kadriut, Hysniut, Ramizit, Lenkes, Themies, Teftes, Hekuranit, Beqirit, Prokopit, Palit, Adilit, Haxhiut, Hakiut, Manushit, Simonit etj..

E kane detyru sepse me vullnetine tij sun e bante.

Submitted by Pioneri (not verified) on

E vertete, por ata qe ishin ne kopshte, ishin femije dhe pra te detyruar ne padituri te kendonin. Kurse ku merr iniciativen dhe shkruan kartoline, eshte dicka ndryshe. Jo te gjithe shqiptaret kane shkruar kartolina per Xhaxhi Enverin. Apo me kreshniket dje, me kreshniket edhe sot? Gjithsesi cdo gje varet sesi e kupton lirine, per aq sa mund te quhet liri ne Shqiperi, sidomos dje, por edhe sot.

Submitted by Eiroti (not verified) on

Pionier, mos i ver re fjaleve qe nxje plaku sepse pleqeria eshte si femija thoto populli. Si plak ai nuk e kupton se bijte e komunisteve te djeshem jane akoma sot ne pushtet dhe kjo ndodh vetem ne Shqiperi qe eshte i vetmi nga vendet ishkopmuniste qe nuk nxorri nje ligj per te ndaluar ishpunonjesit e Diktatures ne pjesemarre politike.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Me vjen keq qe nuk e keni kuptuar komentin tim. Ajo qe dua te them une eshte qe "nga e keqja" apo"nga e mira" kishte shume njerez qe i thurnin lavde Qoftelargut, deri edhe femijet qe nuk kuptonin gje se c'behej. Mbase edhe juve qe shkruani ketu, po te keni qene gjalle ne ate kohe me siguri e keni hedhur ndonje kokerr loti kur vdiq qoftelargu, makar sa per t'iu pare kryetari i bashkimeve profesionale. Po pas 90s te gjithe u bene trima dhe e pshurren qoftelargun. Kaq. Po e morret vesh, mire, po nuk e moret ikni e futni noi dopio se ju kthjellohet truni.

Gjithsesi se i kane cuar nje kartoline, nuk i kane bere dem njeriu, shifni se lepri fle n'tjeter vend. Ato dosjet e spiunave te hapen se sa per kartolinat, me ato nuk eshte vrare njeri dhe publikimi i tyre sot, mos valle behet qe te hiqet vemendja nga ato gjerat qe kane me shume rendesi? He çuna, a e merrni vesh tashti?

O Eirot, ti po qe Epiroti, kujdes mos u ngaterro me emrin tend, dhe jam dakord me ty qe ai ligji qe thua ti duhet te kishte dale me kohe, por cfare ti besh, kjo nuk varet nga Plaku mor bir.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.