Hapja e dosjeve, flasin skeptikët e parë. Pobrati: Duhet kujdes. Braho: Për mua, nuk duhen hapur

Nuk është hera e parë që ndodh me çështjen e dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Kur politika e shtron këtë temë, ka një entuziazëm fillestar për hapjen e dosjeve, kryesisht nga të rinjtë dhe njerëzit e zakonshëm. Pastaj vijnë zërat që këshillojnë të bëhet kujdes. Sot, Kryetari i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho, I intervistuar nga “Panorama” shprehet hapja e dosjeve cenon sigurinë kombëtare.
Duhet kujdes me dosjet e bashkëpunëtorëve të Sigurimit apo të zbulimit që kanë qenë agjentë të dyfishtë.
Sipas tij, ligji i lustracionit që mund të miratohet nuk duhet të prekë profesionet, ndërsa propozon një strukturë të posaçme parlamentare sipas ligjit gjerman për hapjen e dosjeve, që do të shërbejë si filtri i parë i zbatimit të ligjit. “Unë tërë këtë histori, që për mua ka qenë një histori betejash politike, kam qenë i idesë që dosjet nuk duhen hapur. Por sa kohë që çështja ka evoluar, ku dhe e majta, dhe e djathta e kanë bërë kauzë dhe duan të provojnë se ç’duhet të arrijnë me hapjen e dosjeve, le t’i hapin”, ka thënë Braho.
Ndërkaq, në një intervistë për DITA-n, ish zyrtari i Sigurimit Luan Pobrati gjithashtu këshillon shumë kujdes nëse happen dosjet. Pobrati flet për filtrim të materialeve dhe personave. Por ndërkohë flet edhe për politikën e sotme duke dhënë disa indicie që çojnë qartas tek emrat e atyre që janë pasuruar çuditshëm pas vitit 1990. Kështu, Pobrati përmend “ish sekretarë rinie nëpër rrethe, që mund të pretendojnë sot se pasurinë e kanë bërë me biznes, por mund të dalë që e kanë krijuar ndryshe…”.
a.k
Comments
Braho eshte spiuni i pare

Braho eshte spiuni i pare prandaj eshte kunder.

Hapje e Dosjeve, do duhet

Hapje e Dosjeve, do duhet kuptuar e zbatuar si largim/shpetim prej Diktatures,

por eshte i pashmangshem edhe verfikimi i startit te shqiptareve (ne radhe te pare i atyre qe u bene me pushtet, politikaneve)

pluralizem. Pse dolen pardesybardhet ne krye, por edhe cilet ishin sigurimsat qe moren ne perkujdesje keta individe?

Por, psh, dikush prej intelektualeve me ne ze ne kryeqytet ndodhi te thiirej ne Hotel Dajti dhe te torturohej aty duke nen-

shkruar per shkak te dhunimit te familjes se tij: a duhet hapur kjo dosje, zoti Pobrati?

Per kete eshte mire te prononcohesh, si she sigurims qe ke sherbyer. A ka qene e ligjshme kjo?

Dhe mos vazhdoni krimin duke u gezuar qe do t'i hapet dosja, serish, edhe ne gjoja demokraci, atij qe ju e bete me Dosje

duke e troturuar moralisht e fizikisht e psikologjikisht...

Edi Rama, nese nuk do vazhdoj thjesht talljen Sali Berishes, kete duhet te vere ne vend...

Ndryshe, do ta mallkojne ate dhe pasuesit e tij, sic po e bejne dhe do ta bejne me forte, paraardhesin e tij...

Add new comment