Drejtori i OSHEE-së Seferaj, jep dorëheqjen befasisht në mes të aksionit të energjisë. Në vend të tij, Çela

Ka dhënë dorëheqjen administratori i Përgjithshëm i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Arben Seferaj (majtas). Kjo të paktën sipas një njoftimi nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë, ku theksohet se Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE-së në mbledhjen e sotme pranoi dorëheqjen e Seferajt. Sipas njoftimit të MEI, Seferaj paraqiti dorëheqjen për arsye personale të cilat kushtëzojnë angazhimin e tij të mëtejshëm në krye të kompanisë. Këshilli Mbikqyrës miratoi zgjedhjen e Adrian Çelës në funksionin e Administratorit të Përgjithshëm. Seferi ishte në krye të operacionit të nisur nga qeveria për të dënuar vjedhësit e energjisë elektrike. Disa burime të Respublicas ndërkohë lënë të kuptohet një shkarkim ose një “dorëheqje të detyruar” të Seferajt, por nuk bëhen të ditura arsyet.
a.k
Comments
Atehere te heqin kur je i
<p>Atehere te heqin kur je i suksesshem! Kjo ndodh ne Shqiperi,me njerezit e mire ,punetor....</p>
Add new comment