Paradë ushtarake në Ministrinë e Mbrojtjes. Kodheli: Shqipëria i vetmi vend në Evropën Lindore që u çlirua pa ndihmën e Ushtrisë së Kuqe

Një paradë ushtarake u organizua sot ne mesdite me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të vendit. Parada u zhvillua në ambientet e ministrisë së Mbrojtjes, në nder të të gjithë shqiptarëve që sakrifikuan për çlirimin e Atdheut. Në ceremoni merrnin pjesë Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë, presidenti i vendit, Bujar Nishani, Kryeministri Edi Rama, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Shefi Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral major Jeronim Bazo, ambasadore, atashe ushtarake, përfaqësues të komuniteteve fetare etj. Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, duke folur në paradën e organizuar me rastin e 70 vjetorit të çlirimit të vendit, tha: “Fituam një luftë kundër një ushtrie më të fortë në botë dhe me armatimin më modern të asaj kohe dhe kjo falë sakrificës sublime të djemve dhe vajzave të këtij vendi, që vunë idealin për Atdheun përpara jetës së tyre. Partizanë, nacionaliste e legaliste, me ndihmën e aleatëve tanë të natyrshëm britanike e amerikane, e bënë Shqipërinë të vetmin vend në Evropën Lindore që u çlirua pa ndihmën e ushtrisë së kuqe”, tha Kodheli.
L.V
Comments
Po cfar cliruam ne, ishin
<p>Po cfar cliruam ne, ishin gjermanet qe vendosen te ikin. </p>
Fituam perballe ushtrise me
Fituam perballe ushtrise me armatim modern dhe pa ndihmen e ushtrise se kuqe ... Cfare budallalleqesh ... pastaj pa nevoje i thurnim me servilizem kenge ushtrise se kuqe dhe shanim aleatet amerikane e eangleze qe na cliruan...madje nuk duronim as qe Kosoven,Tetoven n,Plaven Gucine , Dibren e Camerine qe i kishim kur ishim te pushtuar nga nazi fashistet te mos ia kthenim fqinjeve sllavo greke...sepse fituam luften ....
Kjo puna e clirimit pa
<p>Kjo puna e clirimit pa ndihmen e ushtrise se kuqe eshte si puna e atij qe masturbon duke pare fotografi femrash lakuriq, po qe shokeve ua tregon si histori me te q.ra prej verteti.</p>
Iken vete gjermanet.
<p>Iken vete gjermanet.</p>
Add new comment