500-600 milionë marka të qytetarëve të Kosovës, ende nën administrim të bankave serbe

Postuar në 29 Nëntor, 2014 06:05

Bankat serbe administrojn rreth 500 milionë marka, që janë kursime të qytetarëve të Kosovës, depozituar në bankat jugosllave si “Jugobanka”, “Banka e Lublanës” dhe “Bankos”. Lajmi bëhet e ditur nga “Radio Evropa e Lirë”, që citon Flamur Keqa, drejtues i Institutit për Banka dhe Financa, e që në kohën e ish-Jugosllavisë ishte kontrollor i lartë për diferenca të kursit dhe punë të përgjithshme devizore në ish Bankën Popullore të Kosovës. Sipas tij, qeveria e Kosovës duhet të kërkojë kthimin e kësaj pasurie që u përket qytetarëve që kanë depozituar. “Institucionet qeveritare është dashur gjithsesi që të ndërmarrin hapin në realizimin e këtyre kërkesave, kërkesa të cilat realisht nuk janë të vogla. Sipas të dhënave të mija, janë rreth 500 milion marka gjermane. Kështu që kthimi eventual i tyre do të krijonte një komoditet financiar për qytetarët e Kosovës por edhe për zbutjen e varfërisë”, thekson Keqa. Ndërkohë eksperti tjetër, Ismail Kastrati, thotëse deri në vitin 1999, këto kursime arrinin deri në 600 milionë marka.
http://koha.net/?id=27&l=35142
S.z

Comments

Submitted by Creasy (not verified) on

<p>Pse nuk thuhet edhene shqiperi per banakat greke e njejta gje?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.