Mediat njoftuan se do dekorohej edhe Medar Shtylla. Emri i tij nuk figuron në listë. “Dita”shkruan se djali i tij është larguar nga ceremonia e Presidentit

Postuar në 28 Nëntor, 2014 19:01

Dje u bë publike në të gjitha mediat se Presidenti i vendit, Bujar Nishani dekoroi një sërë figurash të njohura për kontribute dhe pjesëmarrje në Luftën e Dytë Botërore, mes të cilëve edhe dyshen e Mukjes, Ymer Dishnica dhe Mustafa Gjinishi, emra të lëvizjes së armatosur dhe aktivë që në momentet e para si Abaz Kupi dhe Mujo Ulqinaku, që e quajti “dëshmor i parë i mbretërisë shqiptare në luftë kundra pushtuesve italianë”; Qemal Stafa, apo edhe nacionalistë si Safet Butka dhe Hysni Lepenica. Një listë që habiti disi për përzierjen që përfaqësonte, habi që mbeti në hije për shkak të dekoratës për ish-zyrtarin e DASH, Jonathan Moore. Ndërkohë gazeta “Dita” njofton në faqen e saj se një nga emrat e parashikuar për t’u dekoruar, Medar Shtylla, ish-ministër i Shëndetësisë(korrigjuar pas vërejtjes së P.Xh), është hequr në momentin e fundit nga lista.  Dhe në fakt, në njoftimin e Presidencës emri i Shtyllës mungon(http://president.al/?p=22821). Ndërkohë në njoftimet e mediave, paraprakisht emri i tij ka qenë ndër ata që vlerësoheshin(http://www.ata.gov.al/presidenti-nishani-uron-shqiptaret-per...). “Dita” shton se nuk dihet pse Medar Shtylla është hequr nga lista. I biri i tij, Ylli Shtylla, ka qenë në ceremoni, është larguar para mbylljes së saj, çka flet për faktin se Medar Shtylla ka qenë paraprakisht në listën e dekorimeve(http://www.gazetadita.al/nishani-dekoron-abaz-kupin-dhe-zyrtarin-e-dash-...). Nuk dihet nëse ka qenë ideja e Presidentit heqja e Medar Shtyllës, apo edhe përfshirja e emrit të tij për dekorim. 

s.z

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Dhe pastaj ne zihemi per daten 28 apo 29 Nentor dhe nuk jemi ne gjendje te jemi korrekte me emrat dhe postet e njerezve jo me larg se para 30 vjetesh. Kushdo qe e ka gabimin, Respublica kontrolloheni vete po deshet, Minister i jashtem ka qene BEHAR, pra BEHAR SHTYLLA. Medar Shtylla ka qene mjek dhe Dekan i Fakultetit te Mjeksise. Me duket nje parpergjegjesi totale ky lloj gabimi.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.