Deklaratat e Arvizusë, reagon Ilir Hoxha: “Ishte një “gafë” e qëllimshme. Burra shteti nuk janë ata që vrasin protestues paqësorë”

Postuar në 28 Nëntor, 2014 08:51

Çështja e portreteve ka sjellë edhe reagimin e djalit të madh të Enver Hoxhës, Ilir Hoxha. Përmes një interviste dhënë për gazetën “Dita”, Hoxha i ka kthyer një përgjigje edhe ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu, te deklarata e të cilit sheh ndër të tjera edhe arrogancën e përfaqësuesit të një superfuqie. “Mbeta i habitur kur dёgjova ato fjalё nga njё ambasador i akredituar nё Shqipёri! Ishin fjalё qё jo vetёm etika e njё diplomati nuk i lejon, por nё to ndihej edhe prepotenca e pёrfaqësuesit tё njё superfuqie. Shqiptarёve, qё e dinё se ç’ёshtё liria dhe pavarёsia e vёrtetё, pasi e kanё jetuar atё pёr gati 50 vjet, nuk iu la aspak shije tё mirё. Kam lexuar kёto ditё nё shtyp, qё shumё vetё e quajnё si njё gafё tё radhёs sё ambasadorit Arvizu. Vёrtet mund tё jetё gafё e njё ambasadori, qё nuk ёshtё nё lartёsinё e detyrёs sё ngarkuar, por nё vetvete ishte njё “gafё” e qёllimshme, qё kёrkon me dhunё tё imponojë opinionin e tij, pa menduar qё shkel mbi dinjitetin e njё populli”, thotë Hoxha. Pasi i kujton aleancën e luftës së Dytë Botërore dhe rolin e Shqipërisë për nxjerrjen e BS-së nga prania në Adriatik, Ilir Hoxha, bën edhe një shtesë që lidhet me qëndrimet e debatuara të Arvizusë, siç është deklarata e tij për Sali Berishën, që e cilësoi “burrë shteti”. “Zoti Arvizu duhet ta dijё, qё burra shteti cilёsohen ata drejtues shteti, qё marrin vendime tё rёndësishme nё interes tё popullit dhe tё atdheut tё tyre, dhe jo ata qё vrasin protestues paqёsorë nё mes tё bulevardit, pse kanё dalё tё kёrkojnё njё jetё mё tё mirё. Prandaj, zoti Arvizu t’i tёrheqë dhe t’i marrё mbrapsht ato fjalё”, ka thënë ai.

s.z

Comments

Submitted by Rilind DITA e P... (not verified) on

"Epo ç'eshte kjo pikë e zezë keshtu?!",

do thoshte Xhevahir Spahiu, po te ndodhte te lexonte kesi lloj gjojnash te paskrupullta

qe intervistohen nga Xh.M.Shehu tek gazeta DITA, qe ia ka kaluar Zerit te Popullit te djeshem...

E mendonte kush se do vinte dita qe pinjolli i Enver Hoxhes t'u dilte serish perpara shqiptareve, si bir i atij qe paskej

qene me demokrate se keta te sotmit, sado qe edhe keta ne udhen e Tij jane?! Jo per bese, jo!

Le te dale sa here te doj Prec Zogaj e (pasi ka deklaruar dosjimin e dhunshem te tij), te na thote se beri mire Neritani i Cekajve

qe i ktheu "turmat" nga udha e tyre per te prekur me dore Bllokun! Do duhet te kerkoj ndjese per kete "shpetim" edhe Zogaj,

padyshim Neritan Ceka, dhe  me shume akoma Berisha dhe Meta dhe majko dhe Meksi, e tere ata qe jane bere kryeministra

e Presidente ne Tirane! Te tere duhet tu kerojne falje shqiptareve, qe i krijuan shanc Ilir Enver Hoxhes te mbroj krimin e Madh

kryer prej Atit te tij Monster!

Epo "kjo eshte pike e zeze", del Hoxha dhe i kerkon llogari ambasadorit te imperializmit amerikan ne vitin 2014!

A vertete Shqiperia e tij ka rilindur?!

Submitted by mustafa (not verified) on

O palle, gafat e Arvizuse nuk i prishin pune kujt. Ule koken e rri urte gjekundi se po i bie ne mendje ndonjerit te beje ndonje nga ato gafat qe bente yt ate e te con ne hale te gomares.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Tani qe foli Zarathustra ku do te futesh o Arvizu?

Zarathustra ka te drejte, burrat e shtetit nuk vrasin protestues ne bulevard, se i vrasin para se te dalin ne bulevard, sic bente Qoftelargu, babi i Zarathustres.

Submitted by Filan Fisteku (not verified) on

I ati i ketij qe jep interviste e kishte gjejtur zgjidhjen. I mblodhi gjithe pjellat e partive dhe pushtetareve bashke me soj e sorollop e i hoqi qafe: ministra, diplomate, gjykates, hetues, bankiere, police, prifterinj e hoxhallare, spiune, cifligare, tregtare, me pak cdo gje qe ishte instaluar nga pushteti me fijete te dukshme e te padukshme dhe i sqaroi.

Vetem keshtu behet rilindja!

Per fat te keq, shqiptaret nuk e bene ne '90 dhe as sot e kesaj dite nje "rilindje" sic duhet, ndaj dhe jemi ne kete gjendje. Neser me pjellat e Ilir Metes dhe Argites apo dhe ketij ne foto siper qe kontrollojne ekonomine, politiken, median, dmth gjithcka, a do jete me mire?

Submitted by Lira (not verified) on

Nuk eshte per te qene krenar per vendin tend kur sheh qe mediat i japin hapesire fjaleve te pjelles se atij qe mos i gjete shpirti paqe... dhe mbi te gjitha, kur ky del e kritikon nje ambasador (hapu dhe!!!). Te mos harrojme se nese vendi eshte katandisur sot keq e me keq, jo nga ana materiale por nga ajo shpirterore, eshte per shkak te atij satrapi qe i bie te jete i ati i ketij djali

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.