Tentohet grabitja e vajzës së Minsitrit Naço, i vendoset pistoleta në kokë. Policia: grabitje me dhunë e mbetur në tentativë

Postuar në 27 Nëntor, 2014 00:10

Vajza 21 vjeçare e Minsitrit të Drejtësisë Nasip Naço, Betina është bërë pre e një agresioni, që fatmirësisht është mbyllur pa pasoja. Sipas Televizionit “Klan” lajmi nuk konfirmohet zyrtarisht por burime nga policia e Tiranës bëjnë me dije se ngjarja është shënuar pasditen e 12 nëntorit. Dy të rinj i janë afruar vajzës në hyrje të pallatit ndërsa ajo kthehej në apartamentin pranë zonës së ish-bllokut. Televizioni “Klan” e më pas Gazeta “Panorama” bëjnë të ditur se dy agresorët pasi i kanë mbyllur gojën, i kanë vendosur pistoletën në kokë 21-vjeçares. Njëri prej tyre ka arritur t’i marrë edhe çelësat e apartamentit. Policia thotë se ka administruar pamjet e disa kamerave të sigurisë së disa bizneseve pranë ku mendohet se janë parë lëvizjet e dy personave të përfshirë në këtë ngjarje. Megjithatë këqyrja e pamjeve nuk e ka ndihmuar policinë në identifikimin e  dy agresorëve. Që prej kësaj ngjarje lëvizjet e familjes së Ministrit Naço mbahen nën mbikqyrje 24 orë nga efektivët e policisë. Po sipas policisë ngjarja u cilësua si grabitje me dhunë e mbetur në tentativë, por nuk përjashtohen shkaqet e një sulmi për shkak të detyrës së Ministrit Nasip Naço.

 

L.V

 

http://tvklan.al/tentohet-grabitja-e-vajzes-se-minsitrit-naco-ngjarja-mbahet-e-fshehte-nuk-ka-kallzim-ne-polici/

Comments

Submitted by ALpini (not verified) on

<p>Mendoj por dhe besoj se e ka sajuar vete.Loje te rinjsh si alarmet e rreme te vendosjes bombave neper shkolla.</p><p>Betina Naco e ka sajuar qe te vendose veten ne qender te vemendjes qe te behet me terheqese..</p><p>Keu do jemi e do jete mire qe perfundimi hetimit te behet publik........</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.