Kryetari i Bashkisë së Tiranës: “Do të propozoj caktimin e “Ditës së Falënderimeve” për tiranasit autoktonë. Kontribut për Pavarësinë

Kryetari i Bashkisë Lulzim Basha, ka folur sot në një ceremoni zyrtare mbajtur e rastin e shpalljes së Pavarësisë së Tiranës, më 26 nëntor 1912. Basha ka vlerësuar kontributet e qytetarëve të Tiranës për këtë akt madhor “e dyerve të mëdha dhe dyerve të të gjithë qytetarëve”, të cilët iu bashkuan një procesi historik. “Dyer më të mëdha edhe nga Porta e Lartë, jo për nga dimensioni, por për nga bujaria”, tha Basha. Me këtë rast, ai ka paralajmëruar se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak të Tiranës, në mbledhjen e ardhshme, caktimin e “Ditës së Falënderimeve” për “qytetarët autoktonë tiranas edhe përpara se Kongresi i Lushnjes të caktonte kryeqytet Tiranën, ata ditën të presin shqiptarët nga të katër anët e vendit për shkak të përndjekjeve dhe fqinjët dhe shovinistët”.
s.z
Comments
"Autochtonous"!!! Fjala me e
<p>"Autochtonous"!!!</p><p>Fjala me e pelqyer e shqiptareve...</p>
Add new comment