Bujqësia, krejt pa statistika, ministria rrumpallë, akuza për fondet. Pasqyra e një komisioni

Nuk është nevoja që opozita të jetë e pranishme në një komision parlamentar, për të dalë hapur akuzat dhe kriza e një sektori. Kështu ka ndodhur me Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese në punimet e djeshme, ku ishte ftuar ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, që raportoi për fondet e kësaj ministrie në buxhetin e 2015. Menjëherë pas largimit të Panaritit nga komisioni, deputeti Vladimir Kosta ka shpërthyer në akuza ndaj ministrit për menaxhim të keq të fondeve në bujqësi dhe e kritikoi kryetarin e Komisionit të Prodhueses, Eduard Shalsi, që e lejoi kreun e dikasterit të Bujqësisë të largohej pa dhënë asnjë shpjegim. “Pse e latë Panaritin të ikë nga Komisioni. Jam i shqetësuar për fondet në bujqësi. Në Ministrinë e Bujqësisë ka pabarazi dhe nuk ka efiçencë për fondet. Të komandoj fondet e bujqësisë Vangjel Tavo dhe t’i çojë të gjitha për Qarkun e Gjirokastrës, kjo nuk është e drejtë”, deklaroi i irrituar deputeti Vladimir Kosta. Kryetari i Komisionit të Prodhueses, Eduard Shalsi, propozoi të ngrihet një grup deputetësh dhe të kontrollojnë të gjitha fondet që janë për zhvillimin e bujqësisë. Nga ana e tiij Kosta akuzoi Panaritin se e ka shndërruar Ministrinë e Bujqësisë, në një ministri rrumpallë. Ndërkaq, Shalsi deklaroi se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk ka statistika për sektorin e bujqësisë. Ai shtoi se do ta thërrasë në interpelancë ministrin e Bujqësisë.
a.k
Comments
Tamam rrumpalle ministri dhe
<p>Tamam rrumpalle ministri dhe rrokopuje Drejtori te Bujqesise ne rrethe. Gezohen dhe ferkojne duart sa here qeveria jep fonde per bujqesine. O ho, ho, ho! Upaa! Edhe nje vile tjeter e bere. Y te keqen e parave qe na vijne qyl! Rrofsh sa malet moj qeveri budallacke!</p>
Cfare tjeter pritet nga nje
<p>Cfare tjeter pritet nga nje minister i LSI-se?</p><p>Defteret i kane vetem per llogarite e tyre, jo per transparence dhe llogaridhenie</p>
Add new comment