Ish-diplomati Shpëtim Çuçka: “Vizita e Edi Ramës në Beograd, e pasuksesshme dhe e përgatitur jo mirë

Diplomati Shpëtim Çuçka ka folur për “ResPublica” për disa çështje që lidhen me zhvillimet e politikës së Jashtme. Po veçojmë këtu nga intervisa e tij, një koment për vizitën e kryeministri Edi Rama në Beograd. Për Çuçkën, përgatitja e vizitës çaloi shumë, “në formë dhe në brendi” dhe se për këtë “nuk mund të thuhet asgjë e saktë...nëse në përfundimin pa sukses të vizitës në Serbi ndikuan mungesa e synimeve të qarta, të hapura e të mirëpeshuara, apo dobësitë e përgatitjes së saj profesionale”. Çucka rendit një sërë aspektesh që i munguan axhendës së një vizite të konsideruar historike e që do të duhet të thyente atë bllokim shumëvjeçar mes të dyja vendeve. “...Do të kishte pasur nevojë që takimi ndërmjet kryeministrave të zhvillohej me një orar ndjeshëm më të gjatë (dhe jo më pak se 1 orë, sikurse ndodhi) për të pasur kështu mundësinë e trajtimit të temave kryesore në marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve. Ajo do të duhej të kishte arritur në mirëkuptim për një kalendar të përafërt vizitash politike, për bllokun e shkëmbimeve në fushën e ekonomisë dhe të tregtisë, për bashkëpunimin në arsim, kulturë dhe shkencë, në turizëm dhe sport (aq më tepër në dritën e incidenteve të ndeshjes së futbollit). Përfundimi i takimit të dy kryeministrave do të duhej të ishte shoqëruar me një deklaratë të përbashkët për shtypin, ku të shpalosej vullneti i palëve për përparimin e marrëdhënieve dhe për nxitjen e bashkëpunimit në fusha konkrete. Palët do të duhej të kishin punuar bashkërisht me qëllimin e mirë që pyetjet e përfaqësuesve të shtypit të mos kishin karakter provokativ dhe të përqendroheshin në frymën dhe prirjen e përgjithshme të vizitës, duke qenë kështu rasti ideal për të sqaruar publikisht vlerën e madhe të kësaj vizite, arritjet kryesore të saj...Një vizitë e përgatitur politikisht dhe diplomatikisht më së miri nuk mund të mos përmbante pritjen e kryeministrit në takim nga presidenti dhe kryetari i kuvendit të shtetit pritës. Dhe nuk do të kishte qenë aspak e tepërt sikur të ishte parashikuar edhe një fjalë e kryeministrit në kuvendin e Serbisë. Sikurse do të duhej të ishte parashikuar vendosje kurorash në varrezat e dëshmorëve të atij vendi, të rënë gjatë luftës së dytë botërore, pikërisht për të nderuar ndihmesën e madhe të popullit serb në shpartallimin e Gjermanisë naziste. Në fund të fundit të dyja vendet u radhitën në anën e koalicionit antifashist. Vlera e vizitës do të ishte shtuar, sikur në kuadrin e saj kryeministri të kishte zhvilluar një takim me autoritetet e universitetit të Beogradit, ku prej afro 90 vjetësh punon katedra më e vjetër e gjuhës shqipe në të gjithë hapësirën ballkanike. Një vizitë e përgatitur mirë do të duhej të kishte parashikuar edhe një takim të kryeministrit me përfaqësues të bashkësisë së shqiptarëve me banim në Beograd (ku jeton familja e aktorit të njohur B. Fehmiu), aq më mirë nëse në prani edhe të kryeministrit mikpritës. Ashtu sikurse do të kishte qenë shumë mirë, sikur vizita në luginën e Preshevës të kishte qenë një veprimtari e përbashkët e të dy kryeministrave dhe sikur gjatë saj të ishin dhënë mesazhe për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve...”, shprehet ai.
Intervista e plotë mund të lexohet këtu: http://respublica.al/artikuj/2014/11/24/intervistaish-ambasadori-i-shqiperise-ne-rusi-shpetim-cucka-konferenca-e-berlinit
s.z
Comments
Verejtjet e Cuckes jane
<p>Verejtjet e Cuckes jane voluntariste. p><p>si mund te pretendosh objektiva te tilla ,qe sugjeron Cucka midis dy vendeve thellesisht antagoniste ne interesa, me nje heshtje 70 vjecare ne kontakte te nivelit te larte. Ajo qe pritej dhe qe perben suksesin e vetem te mundshem eshte se u thye akulli dhe se k/ministrat mund te takohen e bisedojne. Paqja sic e do Cucka eshte shume e veshtire sepse eshte Kosova ne mes dhe interesat e dy blloqeve me te fuqishme te botes. Si mund te pretendohej nje takim me presidentin Nikolic kur dihet se ky i fundit me mire ja heq vetes se te takoje perfaqesues te Shqiperise. Do te rrjedhe shume uje derisa te normalizohen marredheniet midis dy vendeve dhe kjo mund te behet vetem hap pas hapi. Te pretendosh qe me takimin e pare te zgjidhet gjithcka eshte vertete qesharake dhe aspak profesionale.
Meco Kapterri, Ti rreshtosh
<p>Meco Kapterri, Ti rreshtosh ato "arsye" qe ke permendur ti (70 vjet pa vizita kryeministrore; Kosova; Fuqite e blloqeve; Ultranacionalizmi i Nikolic) i bie qe Rama nuk duhet te shkonte fare ne Beograd sepse dihesh se do te ishte nje shou i shemtuar qe mesa pame per me teper solli rregres se sa perparim. Rama u nis per Shou dhe kete po kritikon diplomati qe ka bere shkolle per ate pune!</p>
Add new comment