Liliana Hoxha: “Pozicioni i ambasadorit Arvizu për Enver Hoxhën, krejtësisht personal. Enver Hoxhën po e sjell politika dhe Arvizu e di shumë mirë”

Postuar në 21 Nëntor, 2014 07:40

Liliana Hoxha ka shkruar sot një opinion. Botuar nga “Gazeta Shqiptare” e që është edhe reagim ndaj deklaratave të ambasadorit Aleksandër Arvizu, që lidhet me portretet e Enver Hoxhës. “Si gjithë populli shqiptar jam tërësisht pro amerikane si mbështetësi kryesor i interesave tona. Tashmë që ideologjitë e vjetra kanë dalë jashtë funksionit (përveç çka ushqen terrorizmin), nuk besoj që Departamenti i SH.B.A-ve të preokupohet nga dy tre foto të Enver Hoxhës në një manifestim popullor nga ish-partizanë e bijtë e tyre me rastin e ceremonisë zyrtare për luftën nacional-çlirimtare, të cilën e udhëhoqi autoriteti në fjalë”, shkruan znj. Hoxha, për të vijuar më pas me idenë se “pozicionimi ekstrem i ambasadorit Arvizu në media, ishte pozicion krejtësisht personal”.  Dhe nga ky përcaktim që vjen në formë apeli, Hoxha bën një digresion për të theksuar se ajo që thotë  Arvizu, është fyerje për të gjithë ata shqiptarë që janë në nevojë dhe nuk kanë se ku të shkojnë. “Këta të zhgënjyer nga qeverisjet për njëzet e ca vjet, mbeten nostalgjikë ndaj Enver Hoxhës. Jo për ideologji, veç për sigurinë e jetës, për shkollimin e mjekimin e fëmijëve etj. Duke qenë krydiplomat si ambasador i SH.B.A-ve, qëndrimi i z.Arvizu është jo vetëm fyerje, por lëndim për shtresat në nevojë, që sot s’kanë as të hanë. S’kanë as ku të shkojnë, pikërisht ata të cilëve po ju prishen shtëpitë nga Rama, ndonëse ai ju pat premtuar në mënyrë proverbiale: “Nuk do të prish ndërtimet pa leje edhe sikur Enver Hoxha të ngrihet nga varri”! Shqiptarët po ecin përpara pa Enver Hoxhën. Është politika ajo që e sjell Enver Hoxhën në mes tyre për interesa, argumente apo për garanci politike, duke e stigmatizuar gjithmonë për keq. Ndaj z.Arvizu s’ka pse të shqetësohet, sepse gjithçka është “misse en scene” politike, metodologji të cilën ai si diplomat e njeh mirë. Z.Arvizu mbajti anën e oligarkisë politiko-mediatike e të biznesit”, thotë ajo ndër të tjera.

http://www.balkanweb.com/analiza/2689/mos-fyej-z-arvizu--223552.html

s.z

Comments

Submitted by Artemis (not verified) on

Kjo eshte ajo qe dilte te Fevziu dhe thoshte se s'dinte gje c'dodhte jashte bllokut, s'dinte per internimet familjare, qe populli po vdiste per buken e gojes, dhe se as Enveri nuk e dinte. Kjo ma shpif me shume se e veja Enverit.

Submitted by Anonim (not verified) on

Sipas kesaj e ka pasur fajin vjehrra per cdo gje, vjehrri ishte flori burre.

Kesisoj personazhesh groteske me ngjyra te larmishme here-here dhe erotike cuditerisht e gjejne kollaj rrugen per ne ekranet shqiptare. Zakonisht tek emisjoni i A.Canit, po me sa duket shkojne dhe me tej...

Submitted by haloefect (not verified) on

Kjo plehre ,ka deklaruar ne nje emision se Berisha eshte njeriu me i pandikaur nga komunizmi.Deklarate e bere ne kohen kur sapo e kishte marre pushtetin Berisha. Sulmi tangencial qe i ben Rames ,si dhe ca intervista ne "Panorama", me bejne te mendoj kur i mbeldh copezat  e shperndara ne kohe, qe ndoshta me te drejte versionet qe Berisha ,ka trsheguar qartaz pushtetin nga PPSH-ja ,me gjithe pardesyte e bardha se spiunat e sigurimit.Nexhmija i ka renjet e thella. Ptu fare e keqe !

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.