Maqedoni/ Miratohet një ligj i ri që rrezikon nëpunësit shtetëror shqiptarë

Postuar në 21 Nëntor, 2014 03:10

Shumica e administratorëve shqiptarë në Maqedoni që nuk njohin mirë dhe dëshmojnë një gjuhë të huaj rrezikohen nga një ligji i ri për nëpunës shtetëror. Ky alarm është dhënë nga ish-deputeti i RDK-së, Profesor Izet Zeqiri. Ai është shprehur se ndryshimet e Ligjit për nëpunës administrativ i cili do të hyj në fuqi nga muaji shkurt i vitit 2015 drejtpërdrejtë do të rrezikoj vendin e punës së shumicës së të punësuarve shqiptarë që nuk njohin gjuhen angleze, franceze apo gjermane. Kjo do të thotë se 19.565 të punësuar shqiptarë nga 108.087 te punësuar gjithsej dhe 1.352 shqiptarë në vende udhëheqëse duhet të dëshmojnë njohjen e gjuhës me posedim Certifikatës ndërkombëtare të lëshuar nga testues zyrtar evropian se në të kundërtën do të degradohen ose do ta humbin vendin e punës. Zeqiri është shprehur se ligji u miratua “natën vonë kur ministrat shqiptarë kanë qenë në gjumë”.

 

L.V

 

http://ina-online.net/maqedoni/48923.html

Comments

Submitted by Dardha (not verified) on

Po c'ka te beje kjo vetem me nepunesit shqiptare? Ky eshte ligj per te gjithe nepunesit ne Maqedoni. Pse reklamohet sikur prek vetem Shqiptaret? Dhe c'eshte kjo, nepunes civil mos te dije te pakten anglisht? Apo vene nepunes ca qe mezi shkruajne edhe emrin e vet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.