SHBA, senati bllokon nismën për reformimin e kompetencave të NSA

Postuar në 19 Nëntor, 2014 06:41

Senati amerikan ka bllokuar reformën e nisur për Agjencinë Kombëtare të Sigurisë, NSA, nisur pas atij që quhet skandali i Datagate. Reforma në fjalë parashikon ndër të tjera, ndërprerjen e mbledhjes automatike të të dhënave nga thirrjet telefonike të qytetarëve amerikanë. Siç raportohet në media, nisma nuk ka marrë votat e nevojshme për të hapur debatin dhe kjo jo vetëm për shkak të votave të republikanëve. Për pasojë diskutimi për këtë çështje do të bëhet vitin që vjen. Një nga arsyet se përse republikanët kanë votuar kundër është edhe situata ndërkombëtare e sigurisë.
http://www.ansa.it/sito/notizie/mondo/nordamerica/2014/11/19...
S.z

Comments

Submitted by Dardha (not verified) on

Hm, republikanet jane vete shkaku i kesaj situate nderkombetare. Cdo gje filloi me Bushin i cili zhberi cdo gje te mire per sigurine Amerikane dhe globale qe kishte bere Klinton. Asgje nuk ndodhi ne kohen e Klintonit sepse masat e sigurise ne Amerike por edhe masat kunder terrorizmit ne bote ishin te forta. Kur erdhi Bushi prishi cdo gje me pretekstin se nuk donte te bente si Klinton. Terrorizmi nxorri koken dhe i lehtesuar filloi te marre fryme. Dhe ndodhi 11 shtatori. Pastaj Bushi si pa tru qe ishte pushtoi Irakun. Beri aty nje katraure. Dhe erdhi nje dite qe Obama me te drejte i hoqi trupat nga Iraku sepse amerikanet nuk do vazhdonin te vdisnin per budallallekun e Bushit. Ato trupa nuk duhet te kishin hyre fare ne Irak. Po Iraku i pa zoti per te bere qeveri si duhet sepse ishin mesuar me diktator. Dhe tani kemi kete situate me ISIS e ku di une. Dhe republikanet kerkojne te bejne pis demokratet me fecen e vet. E vemja gje qe kane patur sukses eshte te genjejne amerikanet dhe t'i bejne ata te votojne kunder vet interesave te tyre ekonomike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.