Shtyhet me një vit afati i pasaportave të lëshuara në vitet 09-10, për personat që kanë qenë nën 16-vjeç. U përcaktuan gabimisht si 10-vjeçare

Para disa ditësh, Ministria e Brendshme, njoftonte përmes një lajmërimi në disa të përditshme, se për pasaportat e lëshuara në vitin 2009-2010, për personat që në këtë vit kanë qenë nën 16 vjeç, shtyhet edhe një vit afati. Kjo pasi, në këtë kategori pasaportash është bërë një gabim në përcaktimin e kohëzgjatjes së tyre, pra ndonëse ato janë lëshuar me një afat 10-vjeçar, në fakt vlejnë vetëm për 5 vjet. Me këtë rast, Ministria e Brendshme pra, njoftonte të gjithë shtetasit, se shtyhej edhe me një vit afati. Dhe ndonëse gabimi është përgjegjësi vetëm e vetëm e lëshuesit të pasaportës, e cila siç mund të lexohet edhe në faqet e fundit përkufizohet në mënyrë eksplicite se “është pronë e shtetit shqiptar”, fatura sërish do t’u shkojë qytetarëve. “ResPublica” pyeti për këtë çështje dhe nga Ministria e Brendshme mori përgjigjen se “e vetmja gjë që mund të bëjë qeveria është të shtyjë me një vit afatin”. Pra duke iu përmbajtur afatit të paramenduar, ministria u lejon qytetarëve një pasaportë me kohëzgjatje 5-vjeçare, ashtu siç do të duhej, duke lënë edhe një vit shtesë. Mirëpo këtu çështja shtrohet se për cilën arsye ministria e ka të pamundur të lejojë poseduesit të konsumojnë afatin e shkruar në pasaporta, pra 10-vjet, pasi ky mbishkrim në faqet e saj, është i njohur edhe në bazën e të dhënave?
s.z
Comments
Shtet taksash që kërkonë të
<p>Shtet taksash që kërkonë të shtoj të ardhurat për super shpenzimet që bënë, duke ia ngarkuar qytetarëve faturën.</p><p>Qeveria nuk flet për papunësisën dhe rritjen e pagave, por vetëm për shtime taksash dhe nxejrre e marifeteve të tilla si kjo e pasaportës për të vjelur më shumë. </p><p>Shteti e ka bërë gabimin andaj ai duhet ti njohi ktëyre qytetarve vlefshmërinë e dokumentit për aq sa është shkruar në të, ndryshe çdo qytetar duhet të kërkoj që shteti ti kthej paratë për pasaportën e vjetër dhe mandej të aplikoj për të renë.</p>
Mos e fajeso shtetin se
<p>Mos e fajeso shtetin se qytetaret e tij po i ''ngop'' me pseudonacionalizem futbolli dhe deri me tashti keta jane duke e gelltitur. Por thuaj shyqyr qe nuk fituan dje me Italine se do te ishin mbushur gazetat dhe interneti plot me patriotizma dhe nacionalizma alla shqiptarce made in qeveria dhe korrupsioni.</p>
Add new comment