70 vjetori i Çlirimit të Tiranës, ceremoni të ndara dhe debate për shfaqjen e portetit të Hoxhës

Dy ceremoni dhe përplasje politike në 70-vjetorin e Clirimit të Tiranës. Krerët e qeverisë, kryeministri Edi Rama, Kreu i Kuvendit Ilir Meta, Zv.kryeministri Niko Peleshi, ministrat e kabinetit e deputetët e majtë kanë marrë pjesë në një ceremoni të organizuar nga prefektura tek 'Ushtari i Panjohur'. Por prania e një grupi veteranësh me portrete të diktatorit Hoxha në dorë, ka bërë që Rama të kërkojë largimin e tyre.
Ndërkohë dy nënkryetarët e Bashkisë, Enno Bozdo dhe Nevila Xhindi ishin të pranishëm në ceremoninë e nderimit të të rënëve tek Varrezat e Dëshmorëve. Nga ana tjetër, përmes një deklarate për shtyp deputeti Edi Paloka, kreu i grupit parlamentar në PD-së, denoncoi evokimin e figurës së diktatorit që sipas tij, bëhet me mbulimin e krerëve të mazhorancës.
edhe ambasadori amerikan Arvizu ka shprehur keqardhje që gjatë festimeve u shfaqën fotot e diktatorit Enver Hoxha.
a.k
Comments
Arrna i ngjan copes. Duket si
<p>Arrna i ngjan copes.</p><p>Duket si kopesht pa dreke nje ceremoni socialiste pa portretin e diktatorit.</p><p>Psisni,s'keni pare akoma....me vone do vendoset ylli ne flamur dhe bota do na ktheje kurrizin gje per te cilen shpresojne socialistet.</p>
Add new comment