Pëllumb Xhufi: “Komunikimi i z. Rama pas vrasjes së 4 vetëve, i papërshtatshëm. Askujt nuk i interesonin keqardhjet e tij...që ishin në drejtimin e gabuar”

Postuar në 15 Nëntor, 2014 09:44

Pëllumb Xhufi ka dhënë një intervistë për “Java” në të cilën jep disa vlerësime për festimet e 70-vjetorit të Çlirimit dhe rishikimin e teksteve të historisë në bashkëpunim me historianë të huaj. Xhufi është pyetur dhe ka dhënë mendimin e tij edhe për tema të tjera dhe punën e qeverisë, për të cilën veçojmë këtë kritikë direkte. E cila shkon në fakt për kryeministrin e vendit: “Nuk kam as informacionin dhe as tagrin të bëj një vlerësim të punës së qeverisë Rama. Por, nuk mendoj se sjelljet e saj janë të pakritikueshme. Mjafton të kujtoj komunikimin e papërshtatshëm të z. Rama me publikun pas vrasjes së 4 vetëve në një klub nate nga djali i një deputeteje socialiste. Ka momente kur heshtja është vërtetë e artë, dhe ky ishte, sipas meje, rasti. Nëse ndonjë fjalë duhej të shpenzohej atë ditë prej kryeministrit, kjo duhet të ishte vetëm për viktimat: askujt nuk i interesonin në atë moment të kobshëm keqardhjet e tij, aq më më tepër që ato ishin të shproporcionuara dhe në drejtimin e gabuar”.

s.z 

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Komunikim i papershtatshem? Vetem kaq? Edvin Kristaq Rama eshte i papershtatshem i tëri nga koka tek gishtat e kembes. (Oh, edhe Saliu po keshtu.)</p>

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>Jo! Thjesht per te evituar pergjigje te tipit: Edhe Saliu keshtu ishte. Mesa duket ti nuk je nga ata qe do te pergjigjeshin keshtu.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.