Analistët: Në Kosovë duhet të ketë ndërhyrje ndërkombëtare, liderët politikë janë treguar të “paaftë” ta zgjedhin krizën

Postuar në 16 Nëntor, 2014 02:09

Vizita në Kosovë, e Ernst Reichel, ministër i Punëve të Jashtme të Gjermanisë për shtetet e Evropës Juglindore, deklaratat e vazhdueshme të Ambasadores Tracey Ann Jacoboson dhe të Ian Cliff, që sa më parë të thirret seanca dhe të tejkalohet kriza politike, janë shenja të ndërhyrjes ndërkombëtare. Për gazetën “Tribuna” analisti politik, Artan Muhaxhiri shprehet se duhet të ketë ndërhyrje ndërkombëtare, pasi që sipas tij, liderët politikë kosovarë, janë treguar të “paaftë” ta zgjedhin krizën vet. Ai thotë se ardhja e Reichel në Kosovë, si dhe deklaratat e ambasadorëve Jacobson dhe Cliff janë sinjale të presionit ndërkombëtarë mbi liderët e Kosovës. Ndërkaq, edhe analisti Nexhmedin Spahiu mendon se ndërhyrja ndërkombëtare është e nevojshme, pasi ai mendon se kriza politike nuk mund të shkojë deri në pafundësi.

 

L.V

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.