Basha: Qeveria po rrit taksat për të rritur fondin e pagave të ministrive dhe shpenzimet operative. Vërtet?

Postuar në 13 Nëntor, 2014 16:51

Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi qeverinë Rama se po rrit taksat, për të rritur fondin e pagave të ministrive dhe shpenzimet operative. Kjo, sipas Bashes, në kurriz të investimeve publike. Për të parë se sa qendron akuza e Bashës, iu referuam buletinit fiskal të vitit 2012, viti i fundit i plotë i qeverisjes së PD-së.

Sipas atij buletini, fondi i pagave ishte sa 5.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ndërsa në projekt-buxhetin e 2015-ës parashikohet më i ulët – sa 5.1% e PBB-së. Shpenzimet operative të mirëmbajtjes ishin në 2012-ën sa 2.5% e PBB-së, ndërsa në projekt-buxhetin e 2015-ës, parashikohet më i lartë – sa 2.7% e PBB-së. Të marrë të dy së bashku, këta zëra janë më të lartë vetëm 0.1% e PBB-së – një rritje e papërfillshme. Ndërkohë, një zë i shpenzimeve korrente që ka pësuar rritje të ndjeshme është ai i fondit të pensioneve dhe sigurimeve shëndetësore – nga 9.0% e PBB-së në 2012-ën, në 9.6% në 2015-ën.

Re.Pu.

Comments

Submitted by Leonardo (not verified) on

<p>Ky është një konishte që çfar i japin ai fillonë dhe ta lëpijë dhe hajde të bëshë politikë me konishte të till</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.