Astrit Hado: Formula e pensionit, si të blini deri në 21 vite punë me 2 milionë lekë të vjetra

Postuar në 14 Nëntor, 2014 02:38

Çdo fermer i zonave fushore mund të blejë 21 vite e 3 muaj të vlefshme për pensionin e pleqërisë me 2 milionë lekë të vjetra, ndërsa fermerët e zonave malore këtë periudhë mund ta blejnë me vetëm 1 milion e 400 mijë lekë të vjetra". Gjithçka është sqaruar nga nëndrejtori i Përgjithshëm i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado, i cili ishte i ftuar në rubrikën 'Opinion' në televizionin 'News 24'. Po ashtu, ai ka shpjeguar dhe ndryshimet ligjore për minatorët dhe mënyrën sesi ata do të përfitojnë nga këto ndryshime.  “Kjo është një mundësi shumë e mirë për fermerët sepse të blesh sot, duke filluar nga 1 tetori i vitit 1993 me një sasi relativisht të pakët parash rreth 21 vite e tre muaj është më shumë se një dhuratë për Vitin e Ri. Në zonat fushore, një fermer mund të blejë 21 vite e tre muaj me vetëm 2 milionë lekë të vjetra. Ndërkohë që në zonat malore, ku bën pjesë qarku i Kukësit dhe i Dibrës, Malësia e Madhe, Prrenjasi, Librazhdi dhe Gramshi, Kolonja në Qarkun e Korçës, Tepelena në Qarkun e Gjirokastrës dhe rrethi i Skraparit në Qarkun e Beratit, masa është 1 milion e 400 mijë lekë të vjetra për 21 vite e tre muaj”, shpjegon Astrit Hado.

 

L.V

Comments

Submitted by Sokrati (not verified) on

<p>nuk e kuptoj pse aplikohet vetem ne se je fermer apo fshatar.</p><p>Fshatari qe ne vitet e para te demokracise kishte me shume mundesi se qytetari se mori token e kjo ishte punesim ndersa ne qytet u mbyllen te gjitha ndermarrjet.</p><p>Mendoj se Edi Rama si njeri i djallezuar qe eshte po mendon per zgjedhjet lokale qe jane sinjali me i mire se a do jete me mazhorance apo jo.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.