Shënimi i spitalit psikiatrik për Konstandin Xhuvanin, i pasekretuar. Iu dha paracetamol dhe vitamina se ishte i dehur (Ja procesverbali i oficerit gjyqësor)

Shënimi i mbajtur në Librin e Konsultave të Spitalit Psiakiatrik të Elbasanit tregon se Konstandin Xhuvani, autori i vrasjes së katërfishtë në lokalin “Ante Grande” pranë Rrugës së Elbasanit është paraqitur në këtë spital më 25 Prill të vitit 2014 për dehje patologjike, duke u trajtuar me paracetamol, vitamina dhe glukozë. Gazeta “Panorama” raporton sot se këqyrja e këtij raporti është bërë në 25 korrik të këtij viti nga oficeri i Policisë Gjyqësore të Gjirokastrës, i cili arrin në konkluzionin se shënimi në librin e konsultave është i pasakretuar. Ky raport i publikuar sot nga gazeta “Panorama” i shërbeu Prokurorisë së Gjirokastrës për të hequr urdhërin e kërkimit për Konstandin Xhuvanin lidhur me incidentin e 25 Prillit, ku ai kanosi me armë shetasin Ergys Gashi, duke qëlluar në ajër.
PROCESVERBAL PËR KËQYRJEN DHE MARRJEN E PROVËS NË ELBASAN
Në Elbasan, më 25.07.2014, ora 11:30, unë Klodi Proko, oficer i Policisë Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Gjirokastër, duke respektuar kërkesat ligjore të parashikuara nga nenet 188 dhe 198 të Kodit të Procedurës Penale, bazuar në nenin 303/2 germa “ç” të Kodit të Procedurës Penale, mbaj këtë procesverbal për të dokumentuar këqyrjen dhe marrjen e provës materiale me karakteristika si më poshtë:
Objekt i këqyrjes është bërë libri i konsultave për mjekun specialist, vizita, kthime, i cili gjendet në urgjencën e spitalit psikiatrik “Sadik Dinçi”, i cili është i pasekretuar. Nga këqyrja e këtij libri rezulton se në fletën e librit të kthimeve për vitin 2014, në pjesën e pasme të tij, vihet re një shënim dore, ku në kolonën “Numër rendor” gjendet numri rendor 13 (trembëdhjetë), te kolona “Emri”, emri, emri i babait, mbiemri, gjendet shënimi Kostandin Gjergj Xhuvani dhe poshtë saj
shënimi 25.04.2014 – ora 17:00. Në kolonën “Data e lindjes” gjendet shënimi “24.06.1989”, në kolonën “Numri i kartelës” gjendet shënimi “092001699, nr. letërnjoftimi”, në kolonën “Vendbanimi (adresa)” gjendet shënimi “Tiranë”, në kolonat “Blloku – qendra e punës – ndryshime” vihet re shënimi “intoksikacion alkoolik, dehje patologjike, iu dha një
paracetamol, sol glukozë 40%, sol vitaminë C 2 ml, sol vitaminë B një ampulë”. Gjatë këqyrjes së mëtejshme të këtij libri nuk vëmë re ndonjë shënim tjetër apo provë material që mund të ketë lidhje me ngjarjen. Këqyrja u shoqërua me fotokopjen e 4 faqeve të librit për nevojë të procedimit penal nr. 237 – 2014, të njehsuara me origjinalin. Këqyrja u bë në prani të mjekut të rojës në urgjencën e spitalit psikiatrik “Sadik Dinçi”, shtetasit Erion Suka. Procesverbali i këqyrjes, pasi
lexohet dhe gjendet në rregull, firmoset pa vërejtje nga të pranishmit.
Personat që iu mora provën:
Erion Sula
Oficeri i Policisë Gjyqësore:
Klodi Proko
I pranishëm:
Ylli Muça
l.m
Comments
A nuk eshte shkelje
<p>A nuk eshte shkelje privatesie kjo?!</p>
Add new comment