Ministri Tahiri urdhër policëve për të dorëzuar librezat e energjisë elektrike. Do verifikohen nëse i kanë shlyer detyrimet

Postuar në 09 Nëntor, 2014 00:57

Në kuadër të aksionit kundër vjedhjes së energjisë elektrike, duket se kontrollit të rreptë për verifikimin e pagesës së energjisë elektrike do i nënshtrohen edhe punonjësit e garantimit të rendit në vend. Në një shkrim të botuar sot “Gazeta Shqiptare” bën me dije se të gjithë efektivët e policisë duhet që të dorëzojnë pranë komisariateve ku punojnë librezat e energjisë elektrike. Ky është urdhri më i fundit që punonjësit e policisë kanë marrë nga eprorët e tyre, ndonëse deri tani nuk u janë vendosur sanksione. Burime pranë policisë sqarojnë për "Gazeta Shqiptare", se urdhri u është dhënë me mesazhe telefonike dhe në mënyrë verbale dhe se paraprakisht u është komunikuar që të dorëzojnë vetëm librezat e energjisë elektrike. Pasi të dorëzohen librezat, do të evidentohen efektivët që nuk kanë qenë të rregullt me pagesat e faturave të dritave dhe në një fazë të mëtejshme do të përcaktohet se si do të veprohet me këta punonjës të uniformave blu.

 

L.V

Comments

Submitted by Zapbone (not verified) on

<p>Ketu kemi te bejme me dhune dhe vetem dhune e jo vetem. Me presion psikologjik ne popull ku si munster e si monster gjunjezon policine kete kocke te forte simbolike qe duhet te garantoje lirine dhe jo humbjen e saj. Ketu ne menyre te qellimshme ky shkop zjermi ne duart e kryeministrit minon hapsiren e lirise ne preventive kontigjentesh qe ka nen diktat administraiv duke ushtruar terror, dhune e manipulim e duke plagosur standartin e lirise minimale: dinjitetin e njeriut. Ceshte ky lloj rekrutimi e nenshtrimi masiv ideologjik me nje ndeshkueshmeri terrorizuese qe ushtron ky palo minister i dhunshem. Kjo eshte penale dhe e denueshme. Po ne nuk kemi shtet ligjor dhe ai ben cmendurira te tilla te denueshme. Ne nuk kemi as avokat te popullit qe ta procedoje kete surrogato minister.</p>

Submitted by Stefan H (not verified) on

<p>E pse na qenka terror te kontrollosh ata qe paguhen nga buxheti i shtetit ne se paguajne detyrimet ne shtet nga ku del dhe rroga e tyre? Kur te jete e qarte se asnje njeri nuk mund te shmange pagesen e energjise dhe jo me nje person i punesuar nga shteti, atehere Shqiperia do jete ne situate normale. Tani situata eshte anormale dhe masat jane te perligjura na ky anormalitet</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.