SHBA kërkon ndihmën e Iranit në luftën kundër Shtetit Islamik. Në tetor, Obama i dërgoi një letër sekrete Ayatollah Ali Khameneit

Postuar në 08 Nëntor, 2014 10:39

Barack Obama ka kërkuar ndihmën e Iranit në kuftën kundër Shtetit Islamik. Mediat perëndimore kanë publikuar lajmin se në mesin e muajit tetor, presidenti amerikan i ka shkruar një letër sekrete Liderit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei. Sipas këtyre të dhënave, Obama ka nënvizuar se kontributi i Iranit në luftën kundër ISIS, ndihmon pozicionin e Teheranit zyrtar në kudër të diskutimeve për programin bërthamor, për të cilin është vënë edhe një datë finish në 24 dhjetor.  Letra zbulon dy hollësi që kanë shumë rëndësi: së pari se adresimi ndaj Khoemenit, shënon ndryshim kursi në raport me Izraelin, qeveria e të cilit e konsideron publikisht regjimin e Teheranit, rrezikun kryesor në botë. Përmbi ISIS. Dhe së dyti, në letër Obama, duket se propozon një “lënie të qetë” për Bashar Al-Assadin, kur thekson se “operacionet ushtarake amerikane nuk drejtohen ndaj tij, apo forcave të tij të sigurisë”. Dhe siç pohon “Wall Street Journal”, për këtë letër Shtëpia e Bardhë nuk ka informuar aleatët e vet në Lindjen e Mesme.  Nuk mund të lihet jashtë vëmendjes edhe fakti se me koncesionet për Assadin, me kërkesën e ndihmës nga Irani dhe me mosinformimin e aleatëve, të krijohet përshtypja për një aleancë të SHBA-ve me shiitët në përpjekje për të gjunjëzuar ekstremizmin që buron nga një drejtim i sunitëve.  

http://online.wsj.com/articles/obama-wrote-secret-letter-to-irans-khamen...

s.z 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.