Viti 2015, lëvizja në dikastere. Ikin 499 ushtarakë, Ministria e Brendshme shton 1,083 punonjës

Postuar në 07 Nëntor, 2014 01:54

Dikasteret, lëvizje drastike në vitin 2015. Ikin 499 ushtarakë. Në 2015 administratës shtetërore do t'i shtohen 1,350 punonjës. Por sipas “Gazeta Shqiptare”,  disa prej dikastereve do të pësojnë pakësime apo rritje drastike të personelit, të cilat arrijnë deri në 1400 vetë. “Gazeta Shqiptare”, shkruan se personeli i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit do numërojë 1,401 nëpunës më pak vitin e ardhshëm, ndërkohë që me shkurtime të ndjeshme do të përballet edhe Ministria e Mbrojtjes, ku vendet e shkurtuara do të jenë 499. Shtim drastik të personelit është parashikuar edhe për Ministrinë e Brendshme, e cila vitin e ardhshëm do numërojë 1,083 punonjës më shumë se në 2014. Po sipas “Gazeta Shqiptare” në draftit për vitin 2015, të sapo dërguar për miratim në Kuvend, qeveria parashikon një rritje prej 18 milionë dollarësh të shpenzimeve për pagat e administratës, krahasuar me këtë vit.

L.V

http://www.balkanweb.com/kryesore/1/dikasteret-levizje-drastike-ne-vitin-2015--ikin-499-ushtarake-220902.html

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

BRENDSHËM mb.

1. Që gjendet a që kryhet brenda diçkaje, që përfshihet brenda kufijve të diçkaje; kund. i jashtëm. Pjesa (faqja, ana) e brendshme. Muret e brendshme. Oborr i brendshëm. Shkallë e brendshme. Xhep i brendshëm. Ujërat e brendshme ujërat brenda kufijve të një vendi. Det i brendshëm det që lidhet me oqeane a me dete të tjera me anë të ngushticave. Pjesa e brendshme (e një vendi) pjesa e thellë, që ndodhet larg kufijve; pjesa që ndodhet larg bregdetit. Kënd i brendshëm. gjeom. kënd brenda brinjëve të një figure gjeometrike. Veshje të brendshme veshje të holla që mbahen në mish (si fanella, të mbathurat etj.). Planet i brendshëm. astr. planet, orbita e të cilit ndodhet brenda orbitës së Tokës (Merkuri, Afërdita).
2. anat. Që ndodhet brenda trupit të njeriut a të kafshëve (brenda në kraharor, brenda në bark etj.). Organet e brendshme. Sëmundje të brendshme. mjek. sëmundje të organeve që ndodhen brenda trupit të njeriut.
3. Që lidhet me anën shpirtërore dhe me veprimtarinë psikike të njeriut, që i përket kësaj veprimtarie; që ndodh në shpirtin e njeriut; kund. i jashtëm. Bota e brendshme. Gjendja e brendshme. Ndjenja të brendshme. Vrull (hov) i brendshëm. Gëzim (zemërim, shqetësim) i brendshëm. Forcë (shtysë) e brendshme. Zë i brendshëm.
4. Që ka të bëjë me përmbajtjen e diçkaje, që lidhet me thelbin e saj; që është si bazë e diçkaje. Shkaqe të brendshme. Lidhje e brendshme. Zhvillim i brendshëm. Kundërti të brendshme. Ligje të brendshme.
5. Që lidhet me jetën e një vendi, të një rrethi shoqëror a të një familjeje; që i përket veprimtarisë brenda një shteti, një njësie administrative, një ndërmarrjeje a një institucioni, një organizate etj.; kund. i jashtëm. Jeta (gjendja) e brendshme e vendit. Jeta e brendshme e partisë. Politika e brendshme. Tregu i brendshëm. Ministria e Punëve të Brendshme. Rregull i brendshëm. Organizim i brendshëm. Çështje e brendshme. Luftë e brendshme. Armiqtë e brendshëm. Rezerva të brendshme. Njeri i brendshëm njeri që ka lidhje farefisi a lidhje shumë të afërta me një familje ose me një rreth shoqëror. Nxënës i brendshëm konviktor.
* Qark i brendshëm fiz. shih te QARK, ~U 3. Rimë e brendshme let. shih te RIM/Ë, ~A. Sekrecion i brendshëm fiziol. shih te SEKRECION,~I 2. Motor me djegie të brendshme tek. shih te MOTOR,~I 1.

O shoku gazetar kur e ke me dyshim se si shkruhet ndonje fjale, te lutem konsultohu me fjalorin e gjuhes shqipe online (fjalori.shkenca.org) dhe na i kurse nervat!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.