Sajmir Tahiri në “Opinion”: Problemi nis nga Gjykata, ajo liroi Konstandin Xhuvanin

Konstantin Xhuvani nuk është kapur dot nga policia përgjatë një muaji që ka qenë në kërkim pas incidentit të ndodhur në 25 Prill të këtij viti në Gjirokastër kur ai u shpall në kërkim pasi akuzohej se kanosi me armë shtetasin. Por sipas ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri, “kjo nuk është ndonjë hata e madhe”. Në emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu, Tahiri u shpreh se sipas tij, “Kostandin Xhuvani duhet të ishte në burg”. Pas një krimi të kryer vite më parë sipas ministrit të Brendshëm, Xhuvani nuk duhet të ishte liruar nga gjykata. Tahiri akuzoi gjykatat se po zhbëjnë gjithë punën e madhe që bën policia. “Sipas meje zotëria duhet të ishte në burg. Siç duhet të jenë dhe shumë të tjerë që i nxjerr gjykata duke ricikluar si stërkala kriminalitetin në Shqipëri. Kur nuk merreni me sistemin gjyqësor dhe kjo është pjesa më e rëndë. Imagjino një i arrestuar nga policia për vrasje me paramendim, ai lirohet nga gjykata”.Tahiri tha se pas sherrit në Gjirokastër në 25 prill 2014, policia mori të dhëna në rrugë operative se Kostandin Xhuvani ishte fshehur në Lazarat. Sipas ministrit për këtë shkak ai u vendos në listën e personave që kundërshtuan me armë aksionin e policisë. Sipas Tahirit duhej vërtetim nga prokuroria dhe urdhër nga organi i akuzës për ta arrestuar. “Komunikata për shtyp e Policisë së Shtetit ka renditur një listë gjatë aksionit në Lazarat që sipas të dhënave operative rezultonin të përfshirë. Në Lazarat, Policia e Shtetit u përball me rezistencë të armatosur dhe u detyruam ti bënim publikë dhe taktikë policore qoftë dhe nëse gabonim pak, por që të bënim të ndjeheshim në mënyrë nominale nesër. Dhe në rastin e Lazaratit ndaj zotërisë nuk është ngritur akuzë kurrë nga prokuroria. Ju po tregoni vetë që policia ka bërë detyrën, dhe pse ishte djali i deputetes. Unë po të doja ti bëja nder Luizës, ia bëja nderin, ia fshija emrin, por nuk është fare kështu. Emri ishte në listë Nipi i nëndrejtorit të shtetit Kuliçi shkoi gjuajti në një lokal nate dhe nuk është kapur ende”, tha ministri i Brendshëm.
L.V
Comments
Ndersa policia e tij vetem i
<p>Ndersa policia e tij vetem i beri nje xhiro me makine dhe drejtori i spitalit te Beqes i dha dhe nje kontroll mjekesor se po i merreshin pak mendte. </p>
Add new comment